Haki (Xhavit) Bunjaku

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Haki (Xhavit) Bunjaku

Më: 23 prill 2015 Në ora: 08:44

Sot po bëhen 16 vite pa ty i dashuri jonë

Sot po bëhen gjashtëmbëdhjetë vite kur më të dashurin tonë Hakinë, jeta e largoi nga mesi ynë, por jo edhe nga zemrat tona; ti për ne je i pavdekshëm dhe i paharruar.
Çdo ditë e çdo vit dhimbja e mungesa jote po lë një zbrazëtirë të madhe në zemrën e secilit, në momentet në të cilat prania jote do ta bënte një mjedis ku buzëqeshja dhe hareja kurrë nuk do të mungonte, pasi që ishte shpirti yt gazmor, i cili reflektonte në atë mënyrë sa gjërat më të vështira, sfidat më të forta me të cilat jeta të përballë të dukeshin aq të lehta për t’i kaluar. Ishte pikërisht ai shpirt gazmor me plot dashuri për jetën dhe njerëzit, i cili na mësoi që të vazhdojmë përpara, gjithmonë duke pasur në mendje fjalët dhe këshillat e tua.
Më i dashuri jonë Haki ishe prind shumë i përkushtuar, vëlla i dashur, njeri me shumë vlera, të cilat në çdo moment i përcjelle tek familja jote, duke bërë që edhe shumë gjenerata të familjes të marrin ato vlera në bazë të kujtimeve që kemi për ty, andaj gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona duke të përkujtuar me dhimbjen dhe krenarinë më të madhe, i dashuri dhe i paharruari jonë Haki.

Përjetësisht i lehtë të qoftë dheu i Kumanovës.

Me mall e dhimbje të thellë të përkujtojnë: Babai Xhaviti dhe nëna Elmazja; Bashkëshortja Sevdija me djemtë Astritin Albertin, si dhe rejat Albulenën dhe Njomzën dhe nipin Ariolin; Vëllezërit Samia me bashkëshorten Xhemilen dhe fëmijët Luldriten, Labinotën, Erzën, Enean dhe Erosin; Amiri me bashkëshorten Xhevahiren dhe fëmijët Albanin, Albinin; Besimi me bashkëshorten Fatmiren dhe fëmijët Eduartin, Londrinin; Motrat: Hanumshahi, Mihrija dhe Mevlidja me familje.

Të përkujtojnë e gjithë familja BUNJAKU nga Gjilani dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat