Kreshnik Rama

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Kreshnik Rama

Më: 22 prill 2015 Në ora: 08:44

Më dridhet Dora, po më qan zemra, më pikon loti në fletore duke të përkujtuar ty Niki ynë i Dashur. Çdo pranverë për neve sjell vetëm dhimbje, pikëllim dhe përkujtim, nuk duam që asnjë lule të qel në pranverë, nuk duam as dielli të më ngroh, por vetëm duam që të shohim fytyrën tënde Nik. Na dridhen këmbët dhe na verbohen sytë, duke e parë varrin tënd, duke të shikuar ty në fotografi, ah sa shumë dëshirojmë edhe një herë të ulesh pran nesh të çmallem me ty sepse gjithmonë do të mbetem me zemër të thyer, si nuk ishim pran teje në frymën tënde të fundit, si nuk mundem të përqafoja për herë të fundit. Vdekja e jote është si ëndërr, kur kishe vdekur ti në ëndërr më vije shpesh ashtu siç ishe me një fytyrë të bukur, me një dashuri të madhe që kishe për neve dhe më vinin zëra të çuditshëm duke më thënë se Niki ende është gjallë, por kur më ikte ëndrra dhe kuptoja të vërtetën: Niki nuk është më në mesin tonë.
Tani nuk na ka mbetur asgjë vetëm të rrihmë dhe mendojmë gjithmonë tek e kaluara jonë dhe fëmijëria që ishte e paharruar.
Nik ne kurrë nuk do të largojmë nga zemra jonë dhe gjithmonë do të mbetesh i paharrueshme për neve.

Me Krenari të madhe të përkujton: Baba Brahim Rama dhe Nëna Nushe Rama. Nga Shishmani, Gjakova dhe Zvicra.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Është pranvera, dielli po ngrohë, por në zemrat tona po bëhet ftoftë. Pranvera ka ardhë në prag, për Ty malli Nik sot është më i madh. Po ndërrohen stinët e jo dhembja, po qanë syri, e ty po të kërkojnë zemrat. Ti nuk vdiqe, por je gjallë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

Me Dhembje të kujtojnë: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastratin, Nipi Adnani dhe Mbesat Alisa dhe Aurela.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Prilli na kujton dhembjen që rritet përditë për ty, Prilli na helmon zemrën sot. S’ka fjalë që shuan mallin dhe dhembjen për ty Nik, në kohen kur kishim nevojë më së shumti për ty, shkove dhe na le të mbesim gjithmonë në kujtime për ty. Mungesa jote është shumë e madhe, aq sa nuk mundem ta përshkruaj.
Hija jote na përcjell në çdo hap, buzëqeshja jote na rrinë gjithmonë para syve tonë. Ishim tre trupa një shpirt, oh Niki ynë.
Të përkujtojnë me mall dhe dhimbje: Motra Arboreta me Bashkëshortin Bajram Demaj, Mbesat Ermira, Alma, Etjola dhe Nipi Doriani.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ike nga ne, por vetëm fizikisht, Niki jonë i dashur. Ëndërr e pa shpresë është kjo jetë, nga ajo ditë që ike i paharruara Nik. A thua dhembja ka kufi në këtë muaj të prillit kur në zemrat tona hapi plagë të pashërueshme për tërë jetën. Koha po ikën, po ikin edhe Vitet, por asgjë e askush nuk mund të zëvendësojë vendin tënd në zemrat tona.
Malli për ty qenka shumë i rëndë e ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e tua, me buzëqeshjen tënde, me sinqeritetin tënd! Zëri yt i butë, fjalët e tua të ëmbla kanë mbetur vetëm kujtime. Ishe dhe do të mbetesh i pazëvendësueshme dhe Krenaria e familjes sonë.
Deri në vdekje ju përkujtojnë: Motra Argita me bashkëshortin Sami Boletini, Nipat Erindi dhe Erisi.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Prilli erdhi e Ty nuk të gjeti këtu në mesin tonë Nik, Kaluan Vite i dashur Nik, e dhimbja na shtohet çdo ditë e më shumë. Të thërrasim çdo herë, të kërkojmë çdo kund, por Ti nuk vjen, nuk përgjigjesh më, shikojmë lart në qiell e atje është një engjëll që ndoshta na sheh e ai je Ti Nik. Sa të mira janë kujtimet që në jetën tonë mbase i le, sa shumë dashuri na dha në këtë jetë të shkurtër. Kishe gjithmonë fjalë të mira, buzëqeshja dhe dashuria jote janë çdo herë me ne. Fli i qetë në Parajsë engjëlli jonë.
Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

--------------------

Ishim të lumtur kur të kishim pranë, por vdekja trokiti herët në portën tonë dhe të mori Niki jonë i dashur! Të mori kur po prisnim të kalonim edhe shumë pranvera me ty. Por, ti shkove përjetësisht në amshim duke na lënë vetëm kujtimet.
Po na mungon shumë Niki jonë i dashur. Thonë se koha i shëron plagët, por dhimbja për ty mbeti peng, shpirti pa ty s’po qetësohet. Edhe pse ke shkuar në rrugën pakthim, ne nuk po mund të pajtohemi me humbjen tënde.
Sa Vite kaluan, por ti jeton ende në zemrat tona dhe gjithmonë do të mbetesh pjesë e jetës sonë. Jeta pa ty ka humbur kuptimin e vërtetë…!

Me shume mall të përkujtojnë: Motra Aferdita me bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi Rajani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat