Behije (Ibrahimaj) Sadrija

Perkujtime

E mërkurë, 08 maj 2024

Behije (Ibrahimaj) Sadrija

Më: 20 prill 2015 Në ora: 08:41

Ike nga ne, por vetëm fizikisht, motra dhe nëna jonë e dashur. Ëndërr e pashpresë është kjo jetë, nga ajo ditë që ike e paharruara motër. U bënë 3 vite pa ty, por malli për ty qenka shumë i rëndë, e ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e tua, me buzëqeshjen tënde dhe me sinqeritetin tënd e dashura Motër. Zëri yt i butë, fjalët e tua të ëmbla, kanë mbetur vetëm kujtime. La pas vetës burrin, dy djemtë dhe vajzën në moshën ku patën nevojë më shumë se kurrë për ty.
I merr malli për ty o Nënë
Të qajnë në prehrin tënd
Pa ty i quajnë jetim
Ah sa fjalë e rëndë.
Ju mungon dora jote, ledhatimi dhe zëri yt i ëmbël, ju mungojnë këshillat e tuaja tani në këtë moshë, ju mungon edhe qortimi i yt, që pa ty çdo gjë ju duket bosh!
Ishe dhe do të mbetesh e pazëvendësueshme dhe krenaria jonë.

Me mall të kujtojnë: nëna, fëmijët, vëllezërit, motrat si dhe mbarë familja Ibrahimaj, Skivjan, Gjakovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat