Musë Selim Qufaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Musë Selim Qufaj

Më: 21 mars 2015 Në ora: 13:27

Sot më 22 mars 2015, u bënë shtatë vite nga vdekja e vëllait tonë të dashur.

Koha mallin nuk po e shuan, për ty vëlla dhembja më ka mund. Është pranverë, dielli bënë ngrohtë, në zemër të motrave pa ty është ftohtë.

Dje pranvera vëlla ka ardhur në prag, për ty malli sot është i madh. Po ndërron stina e jo dhembja, po qan syri e po t’lyp zemra. E kujtoj si sot atë ditë, ende i ndjej dridhjet shpirtërore, e mallkoj atë tokë të zezë, motrave Musën qysh ua more? Një dëshirë motrat e kanë pas, bashkë me ty o Musë me u plakë, por ti Musë na le shumë herët, ne po plakemi me dhimbjen tënde.

Ata dhe që ke përmbi, nuk është vëlla foleja jote, nuk ke vdekë, por je i gjallë në zemrat e motrave nëpër mote.

Të përkujtojnë më mall motrat: Minusha, Florija, Hyra, Nepa, Gjyka si dhe mbesat dhe nipat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat