Valbona Gashi Krasniqi

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Valbona Gashi Krasniqi

Më: 17 mars 2015 Në ora: 08:40

Ishim të lumtur kur të kishim pranë, po vdekja tinëzare trokiti herët në portën tonë dhe të mori atëherë kur askush se priste Valbonë o Engjëlli ynë i dashur! Të mori kur po prisnim të kalonim edhe shumë pranvera me ty. Por, ti shkove përjetësisht në amshim duke na lënë vetëm kujtimet.
Po na mungon shumë shpirti ynë i dashur. Thonë se koha i shëron plagët, por dhimbja për ty mbeti peng, shpirti pa ty s’po qetësohet. Edhepse ke shkuar në pakthim, zemra jonë po lëngon e ne nuk po mund të pajtohemi me humbjen tënde. Me 17 mars mbushen dy vite që mbetëm pa ty, po ti jeton ende në zemrat tona, ti gjithmonë do të mbetesh pjesë e jetës sonë deri në amshim.
Jeta pa ty ka humb kuptimin e vërtetë Valbonë!

Ti ishe shpirti ynë i bardhë
O Engjëlli ynë i rrallë,
Jeta pa ty nuk kalohet
Të përkujtojmë me mallë!

Të përkujtojnë: Baba Dina me nanën Xheven, vëllau Sahiti me bashkëshorten Jehonen dhe vajzat Sionen e Rinen dhe vëllai i vogël Bardhi si dhe Familja nga Barani e Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat