Rrustem (Metush) Rexhaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Rrustem (Metush) Rexhaj

Më: 9 mars 2015 Në ora: 08:55

Zot njëherë të vetme na dëgjo atje lart babin mirë na trajto…. Se nga ne pa i dëgjuar lutjet tona ti e largove.
Kjo botë është e kot pa ty babi tash e 1 vit, ti që gjithmonë na këshilloje e me butësi na flisje, i urtë dhe njeri i madh me vepra. Ti ishe shoku dhe miku ynë më i mirë, ti ishe udhërrëfyesi ynë dhe ditari i sekreteve dhe i fjalëve. Sot është përvjetori yt sot është edhe ditëlindja jote, e që këtë të parën nuk donim që asnjëherë ta përjetonim sa bukur do të ishte sikur ta festonin ditëlindjen tënde të gjithë bashkë me ty, ne dy djemtë e tu, mami, vajza dhe mbesa e vogël Lejla që po rritet pa e thënë fjalën gjysh apo si të thërriste Papi. U rrite jetim a nuk të mjaftoi që vuajte e pate mall për prind, por tani na le dhe neve të rritemi me këtë emër. Ti gjithmonë ke qenë njeriu i së mirës, i së drejtës ashtu na rrite dhe neve duke na mësuar që ti duam dhe ti respektojmë gjërat dhe njerëzit, i tillë ishe gjithmonë, buzëqeshja jote që tregonte krenarinë e familjes tënde, por dhe ashtu me një buzëqeshje na dhe lamtumirën e fundit sepse fjalën nuk e thoshe dot. Fotografia e varur në murin e dhomës mbeti ashtu e heshtur, ai shikim prej engjëlli sikur na thotë se është i lumtur kur na sheh duke ndjekur rrugën e tij. Ishte ditëlindja e Sadikut kur morëm lajmin se ti vuaje nga një sëmundje e pashërueshme, por që shpresat nuk i humbëm, mendonim se një njeri i fortë si ti do ta mund edhe sëmundjen më të rënd, dy ditë para është ditëlindja e Lirimit e që për ditëlindjen tënde ti u ndave nga ne, që mos t’festojmë asnjëherë ditëlindjen sepse në vend të gëzimit ne na kujton gjithmonë dhimbjen dhe mallin për ty... Të dinim për njeri të fortë dhe këtë e vërtetuam gjatë kohës kur ishe i sëmurë edhe pse kishe dhimbje të madhe ti asnjëherë nuk rënkove, por i përballove me forcën e gurit. Babi e di edhe pse ne nuk të shohim më në sy, po ti na sheh nga lart atje ku kanë vendin vetëm engjëjt si ti. Babi sa i ëmbël ky emër, sa i bukur emri Rrustem që tani të rri në përmendoren e varrit tënd aty ku dheu i zi i mbuloi trupin tënd të njomë, ditën kur i mbushe të 57-tat. Babë ne po kujdesemi për mamin, ne po ia fshijmë lotin sa herë mërzitet e ne, në krah kemi njëri tjetrin, por vendin tënd nuk e nxen askush, ka mbetur i zbrazët ashtu si ka mbet dhe në zemrat tona. Gjyshja po të thërret po mendon se një dit do të shkosh ta vizitosh, lotët e saj po e shpojnë dhe tokën, por ti s’ngrihesh dot as për atë e as për ne. Një vit sa një shekull pa ty e si do të jetojmë gjithë jetën veç me kujtimet e tua me fotografi. Gjithmonë mendonim për dhuratën e ditëlindjes tënde e sot një lule, te varri yt bashkë me lotët dhe pikëllimin. Do t’flasim me ty, ti s’do të na dëgjosh, e as nuk do t’ngrihesh të na marrësh për qafe e t’flasim si dikur babë e bir, apo babë e bi, apo atje lart je i lumtur si engjëll i Zotit.

Do të kujtojmë me mall e me dhimbje në zemër, por dhe krenar që të patëm: vajza Vjosa, djemtë Sadiku dhe Lirimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat