Idriz Halimi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Idriz Halimi

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 11:20

01.04.1958 - 28.02.2012

Nga Presheva, atje ku linde dhe po pushon përjetësisht, i kam sytë o babë. Kaluan tre vite o babë, që nuk të kam. Tre vite, plot dhimbje e shpesh edhe lotët më dalin e shpirti më djeg thellë në zemër. E kur të përmendi, menjëherë ndjej freski. Jetoj me kujtesën tënde, me mallin për të përqafu e me ta dëgjuar zërin. O babë, çdo ditë të kujtoj, të kam në mes të shpirtit. E pamundur të përshkruhet i gjithë malli përmes këtyre rreshtave, por në zemrat tona, je i tëri dhe do të mbetesh përgjithmonë. Në çdo shkronjë të këtij përkujtimi gjendet malli i mbështjellur me lot, që kemi për ty. Kaluan tre vite pa ty fizikisht o babë, por tek ne do të jesh sa të jemi gjallë. Babë, fjalë e ëmbël, shumë e ëmbël e kësaj bote, e ne të thërrasim edhe sot e kësaj dite, por kot, kot, se nuk ka përgjigje, e përgjigja e vetme vjen në heshtje, që ne të ecim me edukatën tënde, që na dha, e ne të jemi falënderues, babai jonë i dashur. Shikoj nga qielli dhe lutem, që të jesh banorë i Xhenetit.

E përkujtojnë me shumë mall: Babai Haxhi Hakiu, bashkëshortja Vasfije, djemtë: Betimi, Rashiti dhe Lirimi, vëllezërit: Vaxhidi, Haliti, Selimi, Mexhidi, Ahmeti, Gania, motrat: Habibja, Xhejlanja dhe Qamilja, si dhe e gjithë familja Halimi dhe Sylejmani nga Zvicra, diaspora dhe Presheva.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat