Zenel (Sejdi) Osmanaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Zenel (Sejdi) Osmanaj

Më: 9 shkurt 2015 Në ora: 08:37

Unë sot e kam ditëlindjen, por vitet tjera s’mund ti festoj pasi Ti vëllau ma i madhi s’je tmë përqafosh, e buqetën me lule që t’ma dhurosh. Që t’mi thuash të ëmblat fjalë, urime motër ditëlindjen, çdo gjë të shkojë mbarë. 34 vite së bashku në kurbet i kaluam, gëzimet e hidhërimet vëlla ne së bashku i përgjysmuam, i hidhur është kurbeti, atëherë më ishe Ti , tani të vështirë e kam o vëlla Rottëaillit me ia m’sy, që të shkoj në atë qytet në të cilin jetove Ti, e lëre në banesën tënde oh vëlla kur s’të takoj aty. Dita -ditës po kalon e pushimet po ofrohen, si të ftillohemi në Kosovë me shkue, kur çdo herë se bashku kemi udhëtue.
E tani të gjejmë në vendlindje të vdekur në varr me lule mbulue.

Me mall në zemër e lot në sy të përkujton: motra SHIQERJA me bashkëshortin BEHXHETIN, vajzat JEHONA me familje, LUMTURIJA, BURIMJA dhe djali BURIM SHIJAKU nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat