Qamile Thaçi- Bytyçi

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Qamile Thaçi- Bytyçi

Më: 26 janar 2015 Në ora: 09:10

Dje më 25 janar, u bënë 3 vjet, nga ndarja fizike e më të dashurës sonë, nënës, vjehrrës, gjyshes, stërgjyshes

Edhe pse kaluan tre vite nga ndarja juaj fizike, ne ende nuk mund të pajtohemi se nuk të kemi në mesin tonë, në familjen e madhe, ku ishe shembulli më i mirë i dashurisë prindërore, i afërsisë, i edukatës, i harmonisë edhe në familjen e gjerë, të cilën e nderove me virtytet e larta të bujarisë.
Fjalët, veprat Tua, urtësia, bujaria dhe fisnikëria jote Nëna Qamë, do të mbeten përherë udhërrëfim për ne pasardhësit tuaj dhe brezat tanë që do të vijnë.
E dashur, Nëna Qamë, djemtë tanë, nipërit tuaj, mbesat, stërnipër, stërmbesa, po e ruajnë edukatën, po mësojnë, po e duan njëri tjetrin, po e ruajnë shembullin e gjyshes e të gjyshit, se “nuk ka asgjë pa dashni ndër vete, pa mësim e pa dije”. Kështu ishte porosia, amaneti i juaj.
Ata që i deshët e ju deshën, që i edukonit e dhuronit jo vetëm afërsinë e kënaqësinë si gjyshër, po përparojnë vazhdimisht dhe po dëshmojnë lartësinë e edukatës, unitetit, dashurisë dhe respektit ndaj prindërve, familjes sonë të gjerë dhe kudo që janë të pranishëm.
Ne familja Bytyçi-Mjeku, përherë, do t’u jemi mirënjohës për gjithë kujdesin e dashurinë tuaj ndaj nesh. Virtytet e Vlerat që i kemi trashëguar nga ju, më e dashura jonë, Nëna Qamë, do t’i ruajmë përjetësisht.
Për të gjitha të mirat tua, ne trashëgimtarët tuaj ndjejmë përherë krenari, por kujtime dhe respektin që e keni merituar, e ruajnë gjithmonë që të gjithë të gjallët në familjen tonë e në farefis.
Po me këtë rast, ne e përkujtojmë edhe më të dashurin tonë, babën MALUSH (SEFER) BYTYÇI (1 janar 1925 – 5 maj 2010).
Përherë me mall e dhembje i përkujtojnë:
Djemtë: Nuhiu, Jusufi, Nazmiu, Njaziu, Fadili e Ragipi, vajza Sevdia, rejat, nipërit, stërnipërit, mbesa e stërmbesa, si dhe i gjithë farefisi nga lagjja “Mjeku” nga Shkoza e Malishevës, nga Gjermania etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat