FISNIK HAJDARI NIKI

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

FISNIK HAJDARI NIKI

Më: 21 janar 2015 Në ora: 08:47

Sot me 21 janar u bën 12 vite pa birin dhe vëllaun tonë të dashur

Sado që shkruajmë përkujtime për ty, nuk munden të na shuajnë mallin dhe dhimbjen që kemi për Ty Niki ynë i dashur. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli për ty janë pjesë e jetës sonë. Dëshira për të pasur të paktën edhe njëherë pranë është e parezistueshme. Dielli na u errësua, buzëqeshja na u ndal e zemra na u thye me 21 janar 2003. Sa shumë po na djeg ky mall i shkretë që Ty s’të kem afër në këtë jetë. Ti Bir i ynë i dashur, kurrë i paharruar na ke lënë me zemër të lënduar. Ti ishe dhe mbetesh krenaria e familjes sonë, një djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, bujar dhe i hareshëm. Dashuria dhe mirësjellja jote ndjehen kudo në mesin tonë, ashtu sikur edhe ti gjithmonë do të jesh i pranishëm në çdo frymëmarrje tonën dhe në çdo rrahje të zemrës sonë.
Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: Babai Iljazi, nëna Fatimja, motra Albiona vëllau Armendi me bashkëshorten Valentinën, vëllai Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Me shumë mall dhe lot në sy shkruaj sot këtë përkujtim për Ty. 21 janari është një datë shumë e dhimbshme për familjen tonë. Kaluan plot 12 vite vëlla i dashur, e lotët e zënë vendin e lotëve të freskët si ditën kur u ndamë. Në zemrat tona tash e 12 vite është krijuar një zbraztësi që do të na përcjell tërë jetën. Do të doja të kem afër, të përqafoj e të qeshim së bashku e jo të lotoj, e të shkruaj përkujtimin për TY. Sërish erdhi dimri, sërish erdhi janari, ndërsa zemrën e motrës e dogji malli. Sa herë të kërkova, sa herë për ty u mallëngjeva, sa herë mungesa e jote mua zemrën ma theu. I dashur NIK, kurrë i paharruar na ke lënë me zemër të lënduar. Sytë i kam drejtuar nga qielli, se atje lart gjendet një Engjëll, je TI vëllai im i dashur. Edhe pse kjo botë e ndyrë na ndanë, Ti gjithnjë ndodhesh në zemrën time. Do të më mungosh gjithnjë NIKI.
Të kujtojnë me mall dhe dhimbje të pashuar motra Albiona me bashkëshortin Aliun si dhe mbesa Liyana Amara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat