Bute (Cukaj -Rugova) Morina

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Bute (Cukaj -Rugova) Morina

Më: 16 janar 2015 Në ora: 09:44

Me 16 janar 2015 bëhet një muaj pa më të dashurën tonë

Me lotë në sy po shkruajmë këto vargje se m’ka marrë malli shumë për NANËN, qysh ndërroi jetë e shkoi aq shpejt. Po më duket së kurrë me të s’kam ndejtë, n’shpi të vjetër në katund, para syve më del gjithkund. Trokasë në derë e zemra më digjet, unë e thërras e ajo s’përgjigjet. Lot për NANËN s’mundem mi ndalë, malli i saj i rendë aq sa mali. Zoti i madh sa lot m’kanë ra banju lule në atë Dynja.

Ah, moj NANË, jam mundu për Ty në këtë jetë, por shumë borxh hala të kam mbetë. Kërkush NANËS në këtë Dynja s’mundet borxhin me ia la. Njerëzit e mençur nuk vdesin në çdo kohë të jetës. I kujtojmë fjalët e Tua gjithmonë. Çdo herë për ne do të jetosh...

Të përkujtojnë me dhembje në zemër e me lot në sy: vajza Havë Shala me bashkëshortin Jakupin dhe fëmijët Skënderin, Enverin, Ramën, Selvijën, Lumturijën, Egzonen dhe Besijanen nga Duboviku i Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat