Dr. Anton Kukeli

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Dr. Anton Kukeli

Më: 13 dhjetor 2014 Në ora: 12:46

I dashur baba,

Sot me 14.12.2014 mbushet një vit nga ndarja jote nga kjo botë. Ju ikët andej kah një ditë do të vijmë e do të bashkohemi të gjithë, ike nga ne baba e gjysh, nga më të dashurit tuaj, që pambarimisht na e përkushtove jetën tënde, duke mbjellur përgjithmonë ndjenjën e fisnikërisë, besimit për jetën dhe dashurinë e pafundme njerëzore.
Ne jemi përherë krenarë sepse pas vetes ke lënë shembullin më të mirë të një kryefamiljari shembullor, bujar dhe shumë të devotshëm.
Vepra, virtyti dhe përkushtimi juaj kurdoherë do të jenë frymëzim i pashtershëm për ta mundur dhimbjen e madhe që prore zotëron zemrat tona të thyera pas humbjes së hershme.

Të përkujtojnë deri në amshim: djemtë Genci e Armendi, vajza Ilirjana, dhëndri Bernardi, rejat Valentina e Lendita, nipat Pashki, Leonardi, Adriani, Albani dhe Arditi, mbesat Donika e Eva dhe Ida e vogël si dhe mbarë Familja Kukeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat