Sejdi Shaban Sejdaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Sejdi Shaban Sejdaj

Më: 16 nëntor 2014 Në ora: 09:15

Sot me 15 nëntor u mbushën plot 11 vjet pa më të dashurin tonë

Njëmbëdhjetë vjet pas shkuarjes tënde në amshim, baba, bashkëshort e gjysh, çdo gjë është e zbrazët tek ne, na humbi buzëqeshja, dhe çdo gjë e bukur u tretë pa Ty.
Kujtimet për Ty janë aq të freskëta e të shumta, sa që nuk kemi fjalë ti përshkruajmë. Pritja jote me gëzim e përzemërsi, sjellja burrërore dhe me mençuri do të mbesin përherë në mendjet tona si momentet më të veçanta të jetës që i përjetuam me ty.
Kujtimet e përjetshme që i la në mendjet dhe zemrat tonë do të thotë se ti nuk do të vdesësh kurrë për ne.
Ti nuk i mungon vetëm familjes, por edhe miqasisë dhe shoqërisë.
Por, ne jetojmë me krenarinë që patëm një udhërrëfyes me karakter të fortë, me virtyte të larta, dhe jetojmë me porositë tuaja.

E kujtojnë me mall: Bashkëshortja Hatemja, djemtë Skënderi, Agimi e Shabani, vajzat: Kumria e Xhevahirja, rejat Gentiana e Afërdita si dhe nipat e mbesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat