Shkelqim Ramadani

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Shkelqim Ramadani

Më: 11 nëntor 2014 Në ora: 10:14

Sot u bë një vit që ne po përballemi me pikëllimin dhe dhembjen për ty.
Një vit qenka sa një shekull pikëllimi.
Nuk gjejmë dot fjalë për ta përshkruar mungesën tënde.
11 nëntori, ajo natë kur mora lajmin se ti ishe ndarë përgjithmonë nga jeta, ishte tepër e errët, edhe qielli më dukej se lotonte.
Ikja jote e hershme na trazoi keq shpirtin. Dhembja, malli dhe mendja nuk largohen asnjë çast nga thellësia e zemrave tona të thyera.
Në moshë ishe i ri, por kishe një karakter tepër të fortë dhe të pa lëkundur, andaj krenohemi shumë që të patëm, por një pjesë e zemrës dhe ndjenjave tona do të vazhdojë të jetojë me një dhembje dhe mallë që nuk do të shuhet kurrë.
Unë erdha në Kosovë, por nuk u çmalla me askënd, sepse nuk më dole para tij si gjithmonë, nuk dëgjova askund zërin tënd,
andaj mora forcën dhe erdha tek varri yt. U afrova dhe thashë, se unë kam ardhur, jam këtu pran varrit tënd! Por, nuk mora asnjë përgjigje.
U ktheva me kokë andej dhe lot në sy.
Me lot, dhembje e zemër të thyer përgjithmonë të kujtojmë: Halla Magbulja nga Halmstadi i Suedisë me bashkëshortin Nexhatin, fëmijët: Beharin, Mergimen, Kaltrinen, Besfortin dhe Kosovarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat