SKENDER (ISA) REXHAHMETAJ

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

SKENDER (ISA) REXHAHMETAJ

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:44

Sot, me 21 tetor 2014 u bënë dy vite nga ndarja prej më të dashurit tonë
Me dhembje të madhe e kujtojmë ditën që u ndave fizikisht nga ne, pa e shijuar jetën. Edhe pse sytë na lotojnë, e zemra mallëngjehet për Ty, ku vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona. Jeta e jonë në çdo vend është e zbrazët pa Ty. Na mungon shumë dashuria, urtësia dhe bujaria jote. SKENDË, jemi krenarë që të patëm me profesionin e ushtarakut, sepse luftove për të mirën e Atdheut, u dallove në shumë beteja, për ti përmendur ia vlen Betejën e Loxhës dhe Betejën historike dhe legjendare të Koshares. Pas mbarimit të luftës vuajte shumë me padrejtësitë që tu bën, por ti qëndrove, ai që ishe gjithmonë stoik para çdo furtune, kurrë s’u lige, por qëndrove krenarë për veprat tuaja heroike, e neve sot mburremi që të patëm të tillë dhe nuk të harrojmë deri në amshim.
Me shumë mall të përkujtojnë -GANIA me RABEN dhe vajzën ARLINDEN nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat