Qazim (Halil) Tolaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Qazim (Halil) Tolaj

Më: 4 shtator 2014 Në ora: 14:07

Sot me 4 shtator 2014 bëhen 10 vite nga vdekja e vëllaut, dajës, axhit, dhe kunatit tonë të dashur

Qazë vëlla sot bëhen 10 vite nga vdekja jote aq e hershme. 10 vite mallë, 10 vite mungesë dhe zbrazëti në zemër, 10 vite heshtje, 10 vite jetuam një jetë pa jetë!

10 vite kaluan pa ty Qazë nën hijen tënde engjëllore duke shpresuar se s’ke vdekur, por e vërteta flet ndryshe.
Tingujt e zërit tënd të ëmbël na përcjellin në [do hap tash e 10 vite duke na frymuar dhe me porosinë, mbahuni të fortë juve që ju lash sepse unë tash kam edhe nënën të cilën e deshta me zemër!

Axhi si s’pate mëshirë të na marrësh dhe nënën e ne na latë të vetëm dhe jetim përgjithmonë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, o daja jonë i madh!

Me dhimbje në shpirt të përkujtojnë vëllezërit Qamili, Afrimi dhe Milazimi me familje, motrat Shkurta, Hatmoni, Bardhja me nipa dhe mbesa! Si dhe mbarë familja Tolaj, Gashi dhe Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat