FERDINAND GJINI

Perkujtime

E mërkurë, 08 maj 2024

FERDINAND GJINI

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 14:56

Sot me 1.08.2014 u bënë 40 ditë, nga vdekja shumë e rëndë, tragjike e djalit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë të dashur

Ferdinand vëlla, shumë e rëndë qenka për me shkruar përkujtim për ty në këtë moshë të re, me mall e dhimbje të madhe për rininë tënde.
Ishe një djalë i sinqertë, i dashur, i dhembshëm për çdo kënd. Shumë i qetë, i kuptueshëm, i respektueshëm për të gjithë.
Vëlla i dashur Zoti e pagoftë atë dorë tradhtare e i pashpirt që nuk pati mëshirë për rininë tënde e për vajzën tënde Luizen 5 vjeçare, që e la me lot në sy.
Ferdinand vëlla, ti je në zemrat tona i pavdekshëm gjithmonë, dhe i paharrueshëm. Vëlla i dashur të qoftë dheu i lehtë – pushofsh në paqe.
Edhe baba Pal Gjini i bani 8 vjet nga vdekja tragjike. Me dhimbje e me shumë mall e përkujtojnë familja.

Me shumë dhembje e përkujtojnë të pikëlluar: bashkëshortja Marija e vajza Luiza
Nana Hana, vëllai Pashki me bashkëshorten Zojen dhe djalin Luizin,
Motra Zoja me bashkëshortin Prenin e djemtë Eduardin e Palushin.
Halla Tonja me bashkëshortin Markin,
Djali axhës Franci me familje,
2 çikat e axhës Francika e Fedirika me familje,
E përkujtojnë mbar familja Gjini kudo që gjinden nga Gjakova dhe diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat