Prof. Osman (Ali) Tolaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Prof. Osman (Ali) Tolaj

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 08:46

Një muaj pa bashkëshortin, babain dhe gjyshin tonë të dashur

Vështirë qenka të shkruajmë për ty, O Babi jonë i dashur!
Shumë qetë, pa asnjë fjalë, ike nga të dashurit tuaj. Kishe një zemër të ngrohtë, fisnike e bujare. Tani ajo qëndron e heshtur, por e paharruar. Luftove i vetëm, vuajtëm së bashku, mirëpo të gjithë humbëm.
Njerëzit e mëdhënjë si Ti, në rrugën e jetës nuk lënë pluhur por vepra të pavdekshme.
Virtytet tua të larta njerëzore, janë udhërrëfim për ne. Krenaria për jetën dhe veprën tënde lehtëson dhimbjen dhe mallin për Ty.
Ti shkove, por për ne je i pavdekshëm. Të kujtojnë për jetë e mot: Bashkëshortja Nurija, vajzat: Voileta, Luljeta, Antoneta, Kumrija dhe Vjollca, djemtë: Alia me familje, Agimi me familje si dhe nipat e mbesat, - nga Prilepi, Deçani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat