Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:48

25 Vjet pa më të dashurën tonë

Që kur u ndave nga ne, më e dashura jonë Shpresa! humbi lumturia jonë, ajo u venit, u tret në pafundësinë e kohërave dhe të jetës!

Nga ajo dhembje e pakrahasueshme, që trazon çdo zemër familjare, në të tilla mërzi e pikëllime, kurrë më nuk ishim si më parë!

Vitet po kalojnë vetëtimthi, një çerekshekulli u bë, porsi ta kishim përshkuar një rrugë në drejtime të kundërta pa u parë, aq shpejt, kaluan! Me shpresë se me ty Shpresa jonë do të ritakoheshim sërish, se rrugët tona s’kishin të ndarë, por vetëm ecje të përbashkët ndaj çdo sfide në jetë!

Familja jonë gjithmonë në rritje, e vuan mungesën tënde, atë prani, e cila na jepte shpresa jete dhe lumturie!

Por, Ti Shpresa do të mbetesh e përjetshme, e paharrueshme në shpirtrat dhe zemrat tona!

Me mall të përhershëm të përkujtojnë: Babai Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat