Hasije (Veli) Ferati

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Hasije (Veli) Ferati

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:39

Nënë e dashur, dhembja e pikëllimi për ty nuk përshkruhen. Ike aq shpejt dhe pa u ndjerë, ashtu siç edhe jetove, krenare. Në përjetësi u bashkove me djalin dëshmor Fadilin, duke na lënë të pikëlluar e të thyer shpirtërisht, por me shembullin e një nëne të dashur, të përkushtuar, e qeshur e optimiste, me gjithë vështirësitë e humbjet që pësove në jetë. Urtësia, dashuria, qëndrimi i palëkundur, do të jenë mësimet që do të mbajmë në mend gjithmonë. Mbetesh mburrja dhe krenaria jonë.

Me dhimbje e zemra të thyera: bashkëshorti Ramizi, djemtë: Milazimi e Hysniu, vajzat: Ferdonja, Shyqerija, Behija (me familjet e tyre), reja Sinaveri me djemtë dhe familjarët nga Randobrava, Ratkoci, Gjermania, Zvicra e Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat