28 vjet pa babanë, 8 vjet pa nënën dhe dy vite pa vëllain tonë të dashur

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

28 vjet pa babanë, 8 vjet pa nënën dhe dy vite pa vëllain tonë të dashur

Më: 19 qershor 2014 Në ora: 11:05

I dashur baba, gjysh, vjehërr, njeri i besës i fjalës e burrërisë, burrë fisnik i Rugovës Kreshnike. Ishe dhe mbete mburrja dhe krenaria jonë. Sa herë u munduam të të mposhtin Ti qëndrove si burrat e moçëm stoik e i palëkundur për Rugovë, Kosovë dhe Shqipëri.

-------------------------------------------------
Nënë, vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga ne. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria jonë, kurse ne të dashurit tu do të jetojmë me kujtimet e pastra si loti në sy.
-------------------------------------------------
Tash kur u mbushën dy vite pa Ty i dashur vëlla, dhembja, dashuria e malli për Ty gjithnjë po shtohen dita ditës. Mungesa juaj në mesin tonë është e pazëvendësueshme përjetësisht, por më e madhe është e do të jetë krenaria që të patëm të mirë. Jeta qenka kështu edhe pse për ne është shumë e rëndë. Ne tani do të jetojmë me kujtimet më të sinqerta për Ju.

Kujtimi dhe malli për JU është e do të jetë deri në amshim: vajza-motra Nurija, djemtë -vëllezërit Tahiri, Qazimi, Rrustemi e Sadiku, reja -bashkëshortja Bukuria, nipat e mbesat, vajzat e djemtë si dhe mbarë familja e ngushtë Kurbogaj nga Zahaqi, Peja, Gjermania e nga Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat