Ilda Rrahmon Tolaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Ilda Rrahmon Tolaj

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:31

Ilda e dashura jonë sot me 11 prill u banë 2 vite pa ty edhe pesë ditët po kalojnë malli dhe mungesa jote në shpirtin tonë është prezent çdo ditë dhe natë, lotët për ty Ilda çdo herë rrjedhin nga zemra sepse aroma jote, prezenca jote, vallëzimi yt, na mungon shumë. Ilda defilimi i modës që bëje çdo herë kur vishe nga spitali dhe ua qojshe ftesat të gjithë anëtarëve të familjes, na jepje forcë për me vazhdu me u përballu me sëmundjen tënde që e vuajte për një vit e gjysmë në spitalin Chuv, në Lausanne.ch. Por, Ilda mbi të gjitha ty Zoti ta çoi forcën dhe të mbajti të fortë deri në momentin e fundit, të mbajti si një yll që shndrit në qiell si një rreze që shkëlqen me diell, por Ilda sëmundja jote ishte më e fort se të gjithë, ajo të mori jetën dhe të ndau nga më të dashurit e tu të zemrës, e mallkojmë këtë sëmundje që ta mori jetën ty Ilda, sikur ti që e mallkoje dhe thoshe u raftë kërshave që më ra mua, e mos i raftë askujt tjetër, se thoshe nuk e meritoj unë një jetë me qenë e sëmurë, por e meritoj një jetë me shëndet të mirë, sikur më ka fal Zoti dhe si çdo fëmijë që shkon në shkollë, e jo kështu e sëmurë me shku në spital. Por, Ilda ti i thoshe mamit se unë do të bëhem engjëll mbrojtës i juaj dhe për atë e pranove nga Zoti që të ndahesh nga ne. Ilda vetëm një gjë dije se kurrë për jetë nuk do të harrojmë, por të mbajmë në zemrat tona për çdo herë, meqenëse stina e pranverës që e doje ti aq shumë ishte stina jote e preferuar me lule, sepse Ilda ti linde në pranverë, por edhe u largove nga ne në pranverë, për ne qenka e vështirë ta presim pranverën pa ty e bukura e jonë, të përkujtojmë me mall dhe lot në zemrat tona, prindërit Rrahmoni Lebibja, vëllezërit Ideali, Muja, Adili dhe gjyshja Nurija, Rexhepi Mihonja, Tahiri, Vahidja, Fatosi, Liridona dhe të gjithë vëllezërit dhe motrat e familjes Muja nga Aigla.ch.

Në dhomën tënde ILDA
në një letër emrin tënd e shkrove
me germat e emrit tënd
ADIL vëllaun tënd e përgëzove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat