Leonard (Pal) Lleshaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Leonard (Pal) Lleshaj

Më: 9 prill 2014 Në ora: 10:28

Sot më 09.04.2014 bëhen dhjetë vite pa më të dashurin tonë, babanë, vëllain dhe djalin tonë

Nuk e di se si lulet lulëzojnë, as nuk e di se si zogjtë këndojnë, nuk e shohim Leonardin tonë, qe tash dhjetë vite e kujtojmë.

Nuk e di se ku lind dielli, as nuk e di se ku perëndon, por e di se mendja jonë, gjithmonë ty të kujton.

Nuk e di çfarë muaji është prilli, që neve dyert na i mbylli, pse të mori e ku të çoi, na la neve të mendojmë.

Të përkujtojmë me mall të përjetshëm: Vajza Sarah-Jacqueline, motrat Leonora dhe Lidija si dhe prindërit babai Pali dhe nëna Hana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat