Bardhyl (Nebi) Ajeti

Perkujtime

E diel, 10 nëntor 2024

Bardhyl (Nebi) Ajeti

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 00:01
Bardhyl (Nebi) Ajeti

Tē shkruajmē për ty është e rëndë,e dhimbshme dhe e papërballueshme, lotët përzihen me shkronja, zemra qanë e shpirti copëtohet. Derisa shkruajmë na shfaqesh si në vegim ti -Bardhyli ynë i dashur, vëllai im i vetëm, xhaxhai ynë guximtar, heroi i penës e i së vërtetës.

Vera nuk duhet të vijë kurrë për neve se na kujton humbjen tënde , na drithëron mungesa jote, na kujton vrasësit që të zunë pritën natën.

Çdo ditë e re pa ty është vdekje për ne, malli po na mbyt ngadalë, mendja fluturon tek ti e lotët na rrjedhin si lumë...

Ne ende presim të hapet dera e të hysh ti i buzëqeshur.

Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë.

Mallkuar qofshin cubat që të vranë në vitet më të mira të rinisë.

Me mallin që djeg si zjarri, vëllai Fitimi, kunata Sadetja dhe nipat, Rinori, Nebiu e Rrezoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat