Kreshnik Brahim Rama

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Kreshnik Brahim Rama

Më: 22 prill 2019 Në ora: 00:25
Kreshnik Brahim Rama

Çka mund të shkruajë një Nënë, një Baba, për më të dashurin që patën, besnikun më të shndritshmin e jetës,

22 Prilli i vitit 2007 ishte ditë e dhimbshme dhe më e tmerrshme për familjen tonë. Të humbëm, Ty Niki jonë i shtrenjtë, duke jetuar vetëm me kujtimet dhe dashurinë qe ti pate për neve.

Vdekja ishte ajo që të mori dhe të ndau nga ne përgjithmonë. Ne momentet me të nevojshme për jetën tonë. Ne Jetojmë, se duhet te jetojmë, por mungesën tënde neve çdo ditë e më shumë e ndiejmë.

Çdo gjë është ashtu siç e le t`i para 12- Viteve, por ajo që është ma e rëndësishme, ti nuk je me në mesin tonë. Megjithatë, Ti gjendesh mes nesh.

Ti nuk shuhesh kurrë, je ngritur në qiell ku e kanë selinë engjëjt.

Jemi krenarë që të kishim aq të madhërishëm dhe të dashur.

Jemi krenarë që ti na le shumë kujtime.

Je i pavdekshëm biri Ynë Kreshink.

Të Përkujtojnë me Mall: Babai Brahim M. Rama, Nëna Nushe Rama.

------------------------------------------------------------

Të përkujtosh një engjëll si Ti është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe më spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete. Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjtë shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre ashtu ike Ti. Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël dhe plot jetë, ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm Ti munde të na dhurosh neve.

Ti jeton përjetësisht në zemrat tona.

Të përkujtojmë: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

------------------------------------------------------------

Data 22. Prill, ditë me Diele do të jetë dita më e mallkuar që patëm në jetën tonë, kur na ndau nga ti Nik. 12 Vite pa Ty. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrenjti ynë, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le në zemrat tona. Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohem që patëm një vëlla fisnik dhe bujar si ty Nik.

Të kujtojnë me Mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

------------------------------------------------------------

Sot kaluan plot 12 Vite pa ty Nik, por neve na duket sikur se ti ike dje.

Dhimbjen ne nuk mundem ta shprehet as me fjalë e as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë.
Andaj malli për ty Nuk do shuhet kurrë, ti je akoma në mesin tonë.

Me lot në Sy, Të Përkujtojnë: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

------------------------------------------------------------

Sot shkruaj për të përkujtuar, për të treguar sa mall kemi për ty Nik, sa mall ka e gjithë familja. Si po kalojnë vite në nuk e kuptojmë, por malli dhe dhimbja asnjëherë nuk u shuan, zemrat tona e din sa i madh është malli për ty.

Sa e vështirë është jeta pa ty Nik! Vështirësia, dhimbja dhe mërzia për ty kur nuk to te lehtësohet.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

------------------------------------------------------------

Ah sikur kohen ta kthej të buzëqeshësh edhe njëherë, në prehrin tënd pak të pushoja, Nik! Sot Fëmijet janë rritur dhe shkojnë vet në shkolle, por në duam qe ti tregojmë për Dajën që patën, zemra mua atë me kërkon. Sot, do doja qe edhe ti të edukosh me frymën tënde, ashtu siç ishte vet Nik. Ti do jesh gjithmonë në kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë, në gëzimin që ke ditur të na dhurosh, në buzëqeshjen dhe lotët e atyre që gjithmonë të kujtojnë.

Të Kujtojnë me Mall: Motra Afërdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi Rajani dhe mbesa Emmy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat