Lojërat - Ruajtëse dhe kultivuese të vlerave kombëtare dhe historike

Peja

Lojërat - Ruajtëse dhe kultivuese të vlerave kombëtare dhe historike

Nga: Valdet M. Hysenaj Më: 10 gusht 2018 Në ora: 07:05
Në Stankaj të Rugovës,me 05.08.2018 , për të 27 herë janë mbajtur Lojërat Tradicionale të Rugovës “Rugova 2018”

Në rrjedhë motesh, në vazhdimësi, shumëdimensionalisht, përmes këtyre lojërave të shkathtësive fizike, rugovasit sfidoheshin dhe kaliteshin për të mbrojtur truallin, gjuhën, kulturën, flamurin,  prakun e shtëpisë dhe nderin e kombit.

Gjithçka ka filluar me ngritjen e flamurit tradicional të LTR  nga Rrustem (Bajram) Nikqi, kampion në mundje, në qytein e Pejës, në vitin e largët 1947.  

Më pas paraqitja dhe fjala e moderatorëve Valdet dhe  Dodonë Hysenaj, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe u dëshiruan mirëseardhje të gjithë garuesve dhe pjesëmarrësve në këtë manifestim autentik të Organizuar nga Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, si dhe Bashkësitë Territorialë I dhe II – aktivitet ky i cili mbahet  nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri.

Moderatorja Dodonë Hysenaj ndër të tjera tha: “Bukuria, kultura dhe historia  Na bashkuan sot,  në zemrën e kësaj bjeshke, për të 27 herë, në këtë perlë të bukur natyrore, të rrethuar me gjelbërim të pakursyer, relieve të thyer, shkëmbinjë të rrëpinjtë e të thepisur e  kurora malesh, një mundësi më shumë për t’i shijuar, njohur  dhe përjetuar nga afër  këto bukuri, tok me Lojërat e traditës rugovase ...”

Kurse modertori Valdet Hysenaj shtoi se sot, për Rugovën, Pejën, Rrafshin e Dukagjinit, Kosovën, diasporën dhe për të gjitha trojet tona etnike, ky solemnitet sportiv e festiv ishte edhe më i rrallë, më i veçantë, më domethënës, më nderues, ishte shumë më i madh se herave të tjera, sepse ishim dëshmitarë se këtë ngjarje fisnike e ka nderuar me pjesëmarrje presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, bashkë me kabinetin e tij presidencial,  të cilin në emër të të gjithëve e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhje dhe përjetim çastesh të këndshme.

Image

Këtë manifestim e nderuan me pjesëmarrje edhe shumë personalitete mbarëkombëtare: Ambasadori fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Senegal z. Ramadan Gashi, deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Armend Zemaj dhe z. Ali Lajqi, kryetari i Komitetit Olimpik z. Besim Hasani, dekani i Fakuletit të Edukimit nga UGJ “Fehmi Agani” prof. dr. Ilir Kelmendi, kampioni i peshëngritjes në RSH Erkand Qerimaj e shumë personaliete të tjera të shquara nga jeta kulturore dhe politike si: diplomati Astrit Zemaj, veprimtarët : prof. dr. Zymer Neziri, Selatin Novosella, Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Adem Grabovci, Adem Shkreli, Ali Daci,  Haxhi Lajqi, Memet Selmani, përfaqësusesi i AFA “Rugova” nga SHBA-të z. Sadri Muriqi etj. Nuk munguan as anëtarët e kabinetit të kryetarit Muhaxheri: Kryetari i Kuvendit Komunal  dr. Islam Husaj, nënkryerati  i komunës Shkumbin Gashi, drejt. e drejtorateve: Suzana Muriqi dhe Fatmir Asllani etj.  

Ishte fjala e të parit të qytetit të Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ajo e cila do të shënoi hapjen zyrtare dhe solemne të këtyre garave, i cili pas fjalëve  përshëndetëse që u bëri afër 5000 mijë pjesëmarrësve dhe pasi që   sportistëve u dëshoroi sukses në gara dhe shikuesve përjetim të traditës rugovase, fjalën ia dha presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, siç u shpreh,  u ndie krenar në Rugovën e Ibrahim Rugovës dhe të Azem Shkrelit ... për të vazhduar:  “Shpreh kënaqësinë më të madhe që ndodhem sot në mes të këtyre bjeshkëve të mrekullueshme të Rugovës, të cilat janë vërtet mjaft frymëzuese! Janë vërtet mjaft oksigjenuese. Janë vërtet një burim i pashtershëm i atdhedashurisë dhe i sakrificave për kombin e për çështjen kombëtare”.

Po ashtu, një përshëndetje – kronologji kohërash, në emër të komunitetit rugovas para fillimit të lojërave u përcoll edhe nga  kryetari i Këshilllit Organizativ, z. Vesel Nikçi, i cili po ashtu në cilësinë e kryetarit të KO të LTR presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, i ndau Mirënjohje : “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit të Rugovës”.

Natyrisht se u festua dhe u kujtua tradita e pasur shpirtërore e kulturore, e lashtë sa vet jeta, përmes lojërave të shkathtësive, përmes këngëve dhe valleve, pse jo edhe veshjeve kombëtare, nga këngëtarë të mirënjohur të Estradës mbarëshqiptare dhe AFA “Rugova“ .

Ishte zëri i lahutarit Hysen Kurtaj që fillimisht ktheu traditën e odave të moçme rugovase në amfiteatrin natyror të këtyre  bjeshkëve të lashta sa vet jeta,  për të vazhduar me zërin e ëmbël të këngëtarit të mirënjohur të Estradës shqiptare, doajenit të folklorit  Shaban Demaj, me këngën : Moj Rugovë, duke përshkruar bukuritë e jetës rugovase shekujve dhe  kalitjen e breza,  po ashtu rapsodi Xhevdet Berisha me një këngë të bukur kushtuar Selman Lajqit, dëshmor, ish anëtar i KO të LRT ngjalli nostalgji dhe emocione .

Vehbi dhe Fjolla Berisha, me zërin e tyre dhe këngën kushtuar Ibrahim Rugovës  i ngritën në këmbë të gjithë të pranishmit.

Image

Aktori i mirënjohur Çun Lajqi, para të pranishëmve u paraqit me një recital, duke dhënë njëkohësisht sqarime dhe porosi, sygjerime dhe kritika për demarkacionin, e duke u kujtuar atyre se sa ishin në numër me rastin e kundërshtimit për Çakorrin.

Nuk mungoi as jehu i zërit të rapsodit të mirënjohur Enver Muluka,që u përcoll me interesim dhe duartrokitje të gjata.

Edhe këtë vit garat qenë tërheqëse dhe interesante. U përcollën me kujdes dhe u zhvilluan në frymë vëllezërore, miqësore dhe sportive të nivelit sipëror.               Bukuria dhe madhështia e këtyre lojërave nuk do të shkëlqente pa referimin korrekt, sportin dhe profesional nga referët ndërkombëtar, kombëtar dhe shtetëror, të njohur në arenat spottive: Nazmi Iberdemaj, Haxhi Iberdemaj, Shaban Lulaj, Flamur Rexhaj, Valon Çelaj, Qazim Kelmendi, Kapllan Nikqi, Naser Qorraj etj. 

Është për tu veçuar edhe pjesëmarrja e nismëtarit (kreatorit) të këtyre lojërave, para 27 vitesh, ish kryetarit të FR të LDK-së së Rugovës z. Mustafë H. Lajqi, i cilit në shenjë mirënjohjeje dhe respekti  ishte anëtar i këshillit organizativ të LT “ Rugova 2018”.

Image

Pas përballjeve sportive në të gjitha disiplinat u arritën këto rezultate:

Mundje

Haziz Murati
Fidan Lajqi
Elbasan Lajqi
Drilon Kelmendi

Hudhja e gurapeshit

Hysni Nikqi
Gani Nikqi
Valdet Cukaj

Rrëzimi i duarve

Canë Berisha
Pajtim Berisha
Shkumbin Hysnikaj
Valmir Muriqi

Ngjitja në shilor

Granit Kelmendi
Imer Nikqi
Beqir Elezaj

Sharra e vekut 

Hajla
Këshilli Organizativ

Hudhja e llastarit

Hysni Nikqi
Liridon Demaj
Selim Dreshaj

Tërheqja e litarit

Haxhajt
Luanët
Shtupeqi i Vogël
Shqiponjat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat