Fillon asfaltimi i rrugës në Belle

Peja

Fillon asfaltimi i rrugës në Belle

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 07:36
Belle

Sot, e premte, nisin punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin historik – turistik Belle në kilometrin e 6-të përgjatë rrugës në grykën e Deçanit.

Fillimin e punimeve të kësaj rruge do ta bëjë kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri dhe banorë të këtij lokaliteti.

Ky investim është i një rëndësie të veçantë sepse rritë zhvillimin turistikë të kësaj zone dhe mundëson kthimin e banorëve në ketë vendbanim të djegur gjatë tri luftërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat