Për një muaj 1318 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës

Peja

Për një muaj 1318 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:01
Spitali Përgjithshëm në Pejë.

Spitali i Pejës me anë të një njoftimi për media bën të ditur për statistikat e pacientëve për muajin maj.

Të dhënat nga puna e bërë në maj  tregojnë se 1,318 pacientë ishin të shtrirë për të marrë shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas komunave këta të shtrirë ishin 745 nga komuna e Pejës, 139 nga komunat Deçan e Junik, 146 nga komuna e Klinës dhe 176 nga komuna e Istogut.

56 përqind e e pacientëve të shtrirë ishin nga Peja , 35 përqind nga komunat përreth Pejës, ndërsa   9 përqind nga komunat tjera të Kosovës.

Gjatë muajit Maj 2018 numri i të vdekurve ka qenë 23 ndërsa transferuarve nga Spitali i Pejës në Spitalet tjera 66.

Ndërsa numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në maj ka qenë 167 ndërsa me operacion cezarian 61 raste.

 Numri i foshnjave të lindura gjatë majit është 168 dhe nga këta 84 janë të gjinisë femërore dhe 84 të gjinisë mashkullore.

Sa i përket operacioneve të kryera gjatë majit ato kanë qenë saktësisht 300 operacione që kanë zgjatur 438 orë operim në sallat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ndërsa sipas reparteve numri i operimeve ka qenë: 129 Kirurgji, 22 Ortopedi, 25 Urologji, 49 ORL, 11 Gjinekologji dhe 64 Akusherik.

Spitali i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, mbetet i përkushtuar që të jetë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë për marrjen e shërimit, me të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike që disponon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat