Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ne japim gjak për të shpëtuar jetë!

Peja

Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ne japim gjak për të shpëtuar jetë!

Nga: Adem Lushaj Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:54
Foto nga veni i ngjarjes

Më shumë se njëqind persona iu kanë përgjigjur ftesës së Kryesisë së fshatit Carrabreg i Epërm të Deçanit, për dhurim vullnetar të gjakut. Ky fshat, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, për gjashtë vite radhazi, bëjnë një organizim të tillë, për nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës. “Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa ne do japim gjakun tonë, që të shpëtojmë jetëra njerëzish”, deklaroheshin dhuruesit e gjakut, duke mos iu dhimbsur lëngu i kuq që iu dilte nga damarët e duarve të tyre.

Për, Arton Loshaj, kryetar i fshatit, organizimi i tillë për dhurim vullnetar të gjakut, tashmë është tradicional, dhe mbahet mu në ditën e kujtimit të rënëve të këtij fshati, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Bijve të këtij fshati nuk iu kishte dhimbsur as gjaku, e as jeta për lirinë të cilën e gëzojmë sot, ndaj nuk do kursejmë gjakun tonë, që të shpëtojmë jetëra të vëllezërve dhe motrave të këtij vendi”, shprehët Loshaj, i cili ka falënderuar gatishmërinë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, të cilët në vazhdimësi iu kishin përgjigjur ftesës për të mundësuar shënimin e këtij aktiviteti. Njëjtë shprehët edhe anesteziologu Adil Dobraj, për të cilin, “aq sa është madhore organizmi i bërë nga Carrabregu, edhe më madhore është gatishmëria e qytetarëve që ti përgjigjen këtij aksioni”. Gjithnjë sipas Dobraj, solidariteti për dhurim të gjakut është akt madhor, ngase ka raste që jeta e qytetarëve varët nga një pikë gjaku. “Me të drejtë thuhet se një pikë gjak i dhuruar, është një shpëtim jete”, na thotë specialisti i anesteologjisë Adil Dobraj, duke kërkuar që aktivitete të tilla të dhurimit të gjakut, të ketë anekënd Kosovës.

 “Qendra kombëtare për Transfuzion të Gjakut, do i përgjigjet çdo aksioni për dhurim vullnetar të gjakut, ngase kudo që dhurohet gjak, do shpëton jetëra të njerëzve”, shprehet mjeku specializant, Fatmir Hajdari, i cili së bashku me kolegët e tij, nga Prishtina dhe Peja, mundohej tu përgjigjej kërkesave të qytetarëve për dhurim të gjakut. Për tri orë sa kishte zgjatur aktiviteti i dhurimit të gjakut, në mesin e 102 persona ishte edhe Abdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Deçan. Mushkolaj është deklaruar se, asnjëherë nuk do i dhimbset gjaku që del nga trupi i tij, gjak që mund të shpëton jetë, ngase bashkëluftëtarët kishin dhënë jetën për lirinë që e gëzon. “Si të më dhimbset gjaku im, kur bijtë dhe bijat e këtij vendi, dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka thënë Mushkolaj, nga dora e të cilit rrjedhke gjaku i cili mund te jetë shpëtues i jetës të ndonjërit nga familjarët e bashkëluftëtarëve të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat