Komuna e Pejës kërkon nesër që të kufizohen lëvizjet me vetura në rrugë të qytetit

Peja

Komuna e Pejës kërkon nesër që të kufizohen lëvizjet me vetura në rrugë të qytetit

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:10
Foto nga vendngjarja

Komuna e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që nesër t’i kufizojnë lëvizjet me vetura në rrugët e qytetit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo duhet  të bëhet për shkak do të punohet në pastrimin dhe rregullimin e rrugëve që kanë mbetur të mbuluara nga balta për shkak të vërshimeve.

Kërkojmë nga ju që nesër maksimalisht t’i kufizoni lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës. Pas vërshimeve të ndodhura para dy ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri”.

“Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat e rajonit, Istogu, Deçani dhe Gjakova. Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës”.

“Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të  veturave gjatë pastrimit të rrugëve dhe mos krijimit të tollovive në trafik, me mirëkuptim kërkojmë nga ju që  maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat