Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel është sprova përvëluese e udhëheqësve politik të Kosovës

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel është sprova përvëluese e udhëheqësve politik të Kosovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 korrik 2018 Në ora: 07:23
Sulejman Mehazi

"Nëse Amerika e NATO-ja e fuqishme me anë të aeroplanëve bombardues mposhtën politikën  gjenocide serbe, pse dhe ju europianë, në Bruksel, mos ta shtrydhni politikën nacionaliste serbe"

Dialogu serbo-kosovar në Bruksel është sprova përvëluese e udhëheqësve politikë të Kosovës. Hashimi dhe pasuesit e tij ose do mbeten faqebardhe, ose do turpërohen rëndë? Pas luftës, kjo është sfidë shumë e ashpër dhe e rrezikshme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për diplomacinë e shteteve evropiane. Evropianët këtu duhet ta japin provimin e të jenë më seriozë ndaj Kosovës, këtu s'bëhet shaka e të luajnë me popullin e Kosovës sikurse që kanë luajtur në Londër e Berlin! Nëse Amerika e NATO-ja e fuqishme me anë të aeroplanëve bombardues mposhtën politikën  gjenocide serbe, pse dhe ju europianë, në Bruksel mos ta shtrydhni politikën nacionaliste serbe ndaj Kosovës, Nëse shtetet e BE-së në Bruksel do anojnë kah Serbia atëherë e marrin epitetin kancerik ndaj shqiptarëve. Atëherë diagnoza më e madhe e sëmundjes kancerike për shqiptarët do jetë Evropa, e atëherë detyrimisht kosovarët do t'ia kthejnë shpinën Evropës e do lidhen me SHBA-në.

Sipas informatave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili thotë se, gjatë dialogut me Serbinë në fund patjetër të kemi kompromise.

Kompromisi e ka kuptimin e mposhtjes dhe dorëzimit të Kosovës para Serbisë, e ka kuptimin e  plotësimit e të gjitha kërkesave serbe kundrejtë Kosovës. Nuk e dimë pse kaq shumë i frikohemi Serbisë së dobët, mos u trembeni se as Rusia s'mund t'ju bëjë gjë, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik ajo është shumë e dobët para SHBA-së e BE-së, prandaj të nderuar politikanë kosovarë asnjë grimcë kompromosi ndaj Vuçiçit e Daçiqit, të dobët janë, të dobët fare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat