Vetëdija kombëtare dhe feja - Bota Sot
Vetëdija kombëtare dhe feja

Opinione

E shtunë, 22 shtator 2018

Vetëdija kombëtare dhe feja

Nga: Dibran Demaku Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:17
Dibran Demaku

Vetëdija kombëtare tek një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë është tepër e ulët,të mos themi se ajo nuk egziston fare. Në të kundërtën e kësaj identifikimi i tyre me fenë (myslimane) është tepër i lartë, tmerrësisht i lartë.

Në këto ditë jo edhe aq të nxehta verore ti që je shqiptar dhe ke vendosur të kalosh pushimet rreth liqenit të Ohrit(qoftë në Ohër apo edhe në Strugë) do të vëresh dhe do të kuptosh se shqiptarët e rreth liqenit të Ohrit para se me kombëtaren identifikohen me krenari me Fetaren. Gjithandej nga do të takosh dhe të bisedosh me ta ata (shumica e tyre)jo vetëm që do të identifikohen me Fetaren, por edhe do të krenohen me të! Dhe ti që i thua vetës shqiptar kur i degjon shqiptarët e Ohrit dhe të Strugës se si krenohen dhe identifikohen me Fetaren,ndërkaq Kombëtaren e lënë anash të vie keq,tmerrësisht keq. Dhe domosdo e pyet veten se athua përse janë të gjitha ato parti politike dhe shoqata shqiptare në Maqedoni?! Janë ato parti dhe shoqata shqiptare për të ngritur vetëdijen kombëtare për këtë pjesë të shqiptarisë apo ato janë si dekor që këtë shtet të europës jugore ta paraqesin si një vend Demokratie?!...

Dy shembuj që i hasëm në qytetin e Strugës në pasditën dhe mbrëmjen e nëntë korrikut,ku popullata e këtij qyteti(që në politikën zyrtare shqiptare thuhet se është qytet shqiptar)tregojnë për vetëdijen e ulët kombëtare shqiptare të banorëve shqiptarë të Strugës, dhe të identifikimit të tyre me ndjenjën e theksuar fetare:në qendër të qytetit,aty ku shëtisnin me qindra qytetarë,një kasetofon i vendosur me zë të lartë ftonte qytetarët "mysliman"që t'i bashkoheshin një aksioni humanitar për ndihmë një të sëmuri. Afër kasetofonit zëmadh qëndronin dy goca të reja dhe kujdeseshin për një kuti plastike ku qytetarët e shumtë derdhnin paratë e tyre në shenjë solidariteti me të sëmurin fatjeq! Kjo skenë ty që e ndien dhe e identifikon vetën me ndjenjën kombëtare të le një shije të keqe dhe afrohesh dhe u thua gocave se përse qytetarët e Strugës i identifikoni me Fetaren dhe jo me kombëtaren,ndërkaq ato me një shikim t? mërrilët ta kthejnë përgjigjen: sepse ne para se shqiptare jemi "myslimane" dhe kush je ti që filozofon?!...Po pate zemër "myslimani" dhuroje ndonjë lekë denarë apo euro,në të kundërtën ikë e mos na pengo?!...

Rasti i dytë poashtu në qendër të Strugës:Një i ri që fliste shqip kishte nxjerrë një sasi të konsuderuar librash në shitje. Ti që je shqiptar dhe je për pushime në qytetin e bukur të Strugës sa sheh tërë ato libra të renditura afrohesh që të blesh ndonjë libër.Afrohesh që të zgjedhësh ndonjë nga librat e ekspozuar dhe nga titujtë që lexon e kupton se të gjithë librat jan? me përmbajtje fetare?!...Dhe kur ti pyet nëse ka libra të tjerë djalishi i ri në moshë ta kthen: -Çfarë librash deshe zotëri?!...Apo nuk të mjaftojnë këto librat e "zotit"?!...A je ti "mysliman"?!...dhe kur ti ia kthen shqiptar ai pa një pa dy ta kthen: -Na lodhët ju shqiptarët me "muhalifet" tuaja?!...Ne para se shqiptar jemi "myslimanë"?!...Dhe kur ti ia kthen se:" me çfarë të drejte i idetifokon shqiptarët me "myslimanë" ai pa një pa dy ta kthen:-"po ti ne çfarë të drejte më pyet mua?!...Apo ti nuk e kupton se ne këtu (e kishte fjalën për shqiptarët e Maqedonisë) jemi vetëm "myslimanë"?!...

Duke parë vendosmërinë dhe këmbëngulësinë e të riut derisa shqiptarët i identifikonte si "myslimanë" ty që je dhe e ndien vetën shqiptar nuk të mbetët tjetër vetëm të ikësh me një ndjenjë të dhimbshme dhe keqardhjeje...

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test