Kosovës nuk i duhen abstenuesit e shtetit?! - Bota Sot
Kosovës nuk i duhen abstenuesit e shtetit?!

Opinione

E premte, 20 korrik 2018

Kosovës nuk i duhen abstenuesit e shtetit?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 qershor 2018 Në ora: 07:22
Skënder Mulliqi

Qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë duken të lodhur.Të lodhur nga zgjedhjet të cilat atyre nuk u sollën ama bashë asgjë të hajrit deri me tash . Sigurisht së barra më e rendë që e kami mbi supe është skami dhe mjerimi social gjithnjë  në rritje.Është bërë tashmë një kohë e gjatë që elitat politike të cilat u ndërruan në pushtet ( më garnituara po thuaj të njejta ),  nuk i mbrojtën interesat e qytetarëve  si duhet , por e shfrytëzuan  votën e tyre për tu pasuruar. Kjo rrezikojë dhe po rrezikon gjithnjë e më shumë ekzistencen e Kosovës si shtet.Po rrezikohet seriozisht e ardhmja e brezave të rinjë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova.

Sigurisht së në këtë rreth vicioz po rrezikohet edhe e ardhmja evropiane e vendit.Historinë po vazhdojmë ta shkruajm për së prapthmi, dhe kjo është leksioni më i keq qe po i japim vetit si komb i lashtë që jemi në hapësirat ballkanike dhe më gjerë. Informacionet publike të cilat po i ndegjojmë, po i shohim dhe po i lexojmë, po janë të zymta , po janë shumica pesimiste më arsye , së historinë po e shkruajmë keq. Në fakt po e shkrujnë keq ata të cilët edhe keq punuan  gjithë pas luftën,  kur në fakt na u dha rasti historic që ti kemi dy shtete në Ballkan, të cilat më një punë të ndershme së pari të njerëve te politikës, dhe të gjithë neve, sigurisht së as bashkimi kombëtar nuk do të ishte largë .

Kjo deshirë e shumicës së shqiptareve gjithnjë e më shumë po zvetnohet, po rrenohet, së trojet etnike nuk e kan  bashkëpunimin e duhur ekonomik e kulturor. Rezultatët në avansimine proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike në vend të përparimit po shënojnë rënje drastike, apo më mirë më thënë po shënojnë  kthim mbrapa.Po na mungon mobilizmi i përgjthshem, koncenzusi nacional që gjendja politike dhe gjendja ekonomike  të dobëta të kthehen më në fund për së mbari.Nuk po gjëjme dhe nuk po interesohemi që të gjejmë mekanizma mbrenda subjekteve politike  që të thehën barrierat e vjetra .Aq me keq kur gjithëqka po bëhët duke u thirrur në emer të popullit.Presidenti Thaqi do të duhej të ishte shumë i kujdesshem se kënd po e dekoron , dhe për qfarë qëllimi po bëhën dekorimet e tilla . Sigurisht së do të duhej të dekoroheshin ata  te cilet  kan dhëne kontribut të pa zëvëndësueshem për shtetin pavarur dhe sovran të Kosovës, e jo disa  njerez  te dyshimt kombetarisht .Kosovës si shtet I ri nuk i nevoiten ideologjitë të cilat e  kthejnë  mbrapa.

Kësaj ideolgjie ja kemi pa sherrin më bollek më vite të tëra.Nuk bëhët dhe nuk ndërtohet shteti duke u hajgarisur në Parlament si organi më i lartë . Nuk i duhen Kosovës kuvendarë cirkuzantë , por i duhen  njerëz serioz të cilët seriozisht angazhoehn për të pru vendime te rendësishme për vendin . Për çdo seancë po ndëgjojnmë kopalla të ndërsjella të cilat asgjë nuk i hyn në funksion shtetit dhe as proceseve zhvillimore, pos margjinalizmit te problemeve te grumbulluara ekzitenciale dhe politike per shume vite  .Këto maskarada dhe këto tallje më shtetin dhe më qytetarët do të duheshin të marin fund ne kuvend , së politika nuk është lojë. Me lojëra të tilla të ulëta  po bëhëmi gazi i botës. Dihet së në Parlament mund  të ndodhin edhe gjera jo të lakmueshme , por të bëhën gjera të tilla në kontinuitet, kjo tregon për jo seriozitetin dhe për njerëzit jo meritor të cilët kan arritur aty. Lufta për pushtet nuk bëhët në këtë mënyrë çfarë po ndodhë që 18 vite në Kosovë. Lufta për pushtet  sigurisht së bartë përgjegjësi të madhe morale , përgjegjësi politike , përgjegjësi para atyre të cilët i kan zgjedhur, sigurisht së ekziston edhe përgjegjësia penale për gabime të rënda ose te vogla, për abuzime karshi shtetit, të cilat abuzime deri me tash shumë pak ishin të ndeshkueshme nga organet kompetente.Logjika për shtetndërtim dhe mirëqenje duhet të jetë krejt më ndryshe…

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test