Ramush Haradinaj në rolin e truprojës - Bota Sot
Ramush Haradinaj në rolin e truprojës

Opinione

E premte, 22 qershor 2018

Ramush Haradinaj në rolin e truprojës

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 10 qershor 2018 Në ora: 13:14
Ramush Haradinaj duke larguar gruan nga foltorja

I ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj, në manifestimin e organizuar (keq) në shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit ,tregoi gjithçka mundet dhe gjithçka di! Tregoi gjithçka nuk mundet dhe gjithçka që nuk di! Doli në foltore dhe tha ca fjalë si një nxënës i keq i shkollës fillore?!

Në vend se të lexonte një fjalim të shkruar për këtë ngjarje të rëndësishme (mbase më të rëndësishmes të krejt histories shqiptare), ai, pra, Ramush Haradinaj foli ca fjalë sikur fliste para katundarëve të Glloogjanit?! Pas fjalimit të tij”spektakolar”, kryekuvendari Kadri Veseli e mbylli seancen plenare siç tha ai të Kuvendit të Kosovës?! Harroi Veseli se në atë manifestim ishin edhe të ftuar të tjerë që dëshironin t'i flisnin për këtë ngjarje historike të historisë shqiptare?!... Por, ja që doli në skenë i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ia “zbardhi” fytyrën Veselit dhe krejt manifestimit?! Tregoi se Veseli kishte harruar se në këtë manifestim ishte edhe Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta! Ishte ky një harresë e rastit apo e qëllimshme e Veselit, nuk dihet, por ajo që dihet dhe që ra në sy të pjesëmarrësve të manifestimit në fjalë si dhe në sytë e mijërave shikuesve nga ekrani televiziv, tregoi katërcipërisht se Manifestimi nuk ishte përgatitur si duhet dhe si i ka hije, por ishte bërë sa për të thënë apo shkurt e shqip “shkel e shko”.

Duke parë se manifestimi ishte një improvizim i keq dhe pa asnjë protokol, në skenë do të ngjitej dhe të mbante një fjalim edhe një e paftuar (së paku në rolin e folëses). Meqë organizatori edhe në këtë aspekt kishte dështuar, në skenë (siç shihet edhe në foto) do të dilte në rolin e tij të preferuar (të preferuar në rolin e truprojës (?!) I ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj dhe do ta largonte nga skena të “paftuarën?! Pamje më të keqe dhe më të dhimbëshme në një Manifestim të tillë historik, nuk besojmë se do të përjetojmë më ne si shikues! I ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj, sot në sy të pjesëmarrësve si dhe të mijëra shikuesve nga ekranet televizive, tregoi se di të bëjë shkëlqyeshëm rolin e “truprojës”, ndërkaq rolin për të cilin është emëruar, atë të Kryeministrit të Kosovës, nuk di t`a bëjë, apo thënë shkurt e shqip e bën shumë keq?!...

Dhe sikur të kishte “Etikë në politikë, siç e tha një ditë Albin Kurti, pas ditës dhe “skandalit” të sotëm, Ramush Haradinaj do të duhej të jipte dorëheqje nga posti që mbanë sepse atë nuk di ta bëjë dhe t`i kthehet atij që e bën më së miri, Postit të truprojës! Përndryshe nëse ai qëndron edhe më tutje në postin që mban do të bëjë edhe skandale të tjera më të rënda?!...

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test