A ipet Mitrovica për një karrikë?!

Opinione

A ipet Mitrovica për një karrikë?!

Nga: Binak Maxharraj Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:02
Binak Maxharraj

Shkurte Fejza këndon këngën:”JO NUK NDAHET MITROVICA”. Do të shohim së shpejti se si e këndon këtë këngë HASHIM THAÇI. Sot ishin mbushë mediat  me skenarin për mundësinë e ndarjes  së Mitrovicës  në këmbim me një karrikë ne OKB. Po a ndahet Mitrovica për nje karrikë në OKB.Kjo do te ishte e tmershme dhe skandaloze dhe turpëruese për Kosovën sikur ajo te ishte pa Zot shte- pije, sikur të mos ishte askush i gjallë ne te.

Po, këtë mund ta bëje vetem ndonjë i çmendur mental, ndonjë  krisur,ndonjë tradhtarë i kombit e çka mos tjetër. Atëherë pse e bamë luftën, kur Serbia para së me hy në luftë na lusta ta ndajme Mitrovicën, na Veriun e Ju krejt pjesën tjetër dhe shkoni kah të doni, bile dhe bashkohuni me Shqipërin.

Pse u deshte te bëhet Kosova tokë e djegur, pse u deshtë te na vritën mbi 12 mijë njërëz,pse u deshtë të na përdhunohën mbi 20 mijë vjaza,motrat dhe nënat tona,pse ia bamë qejfin çetnikeve serb ti marrin kokat e Shqiptareve dhe atje ne Serbi te bejnë llampa drite më to,pse,pse ?!.

Ateherë, pasi qe e fituam luftën, pse duhet që sot në paqe ta ndajmë Mitrovicën për një karrikë te cofët në OKB?. A mos qenka vallë OKB-ja prone e Serbisë qe ta kushtëzoi Kosovën me një karrikë të pëshurrët në OKB.Sot ka shtete të mirëfillëta ne botë qe s’janë anëtare ne OKB. Pse te lejojomë ndarjen e Mitrovicës,po kush është ai i rrokatur qe ka kurajo dhe guxim qe sot ne paqë ta ndajë Mitrovicën,ta humbasim Ujamrin këtë arterje gjak

Kryesore për Kosovën,që ta humbasim Trepçën,gjigantin me te madh qe dikur e tmerronte krejtë Evropën me fuqin e sajë ekonomike.Pa këto dy asete te medha Kosova nuk ka jete,Kosova nuk është më Kosovë.Më shekuj këto ishin tonat, e jo të  Serbisë por ajo pikërishte këtu e ka qellimin,e jo për Serbet e Veriut,ata i ka vetem si mjet realizimi te këtij qellimi.

E, Mitrovica nuk ndahet,sepse kjo është e rrezikshme,sepse kjo do ti këthente marëdhanjet me Serbin ne pikën zero,sepse kjo te të thonte,perseri luftë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat