Nato po e ngritë gaditshmërinë luftarake

Opinione

Nato po e ngritë gaditshmërinë luftarake

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:12
Sherif Ramabaja

Meqë shtetet lindore po e ndjejnë rrezikshmërinë e ekspanzionit rus, anëtarët e Natos bien dakord që ta ngrisin nivelin e gadishmërisë dhe ta rrisin buxhetin e aleancës. Sipas vlerësimeve të para, shpenzimet e mbrojtjes së aleatëve evropianë dhe Kanadasë do të rriten 3,85 % vetëm për vitin 2018. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg, në një takim të ministrave të mbrojtjes. Shtetet e Natos duan të armatosen kundër një kërcënimi të mundshëm. Mbi të gjitha më shumë para duhet të investohen në efikasitetin e lëvizjes më të shpejtë të trupave. Kjo duhet të sigurohet që trupat e caktuara të Natos me kohë të jenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur të veprimit.

 Stoltenberg tha se kjo nuk ka të bëjë me përtrirjen me trupa të rinj, po vetëm me ngritjen e gadishmërisë së tyre. Aleatët duan ta rrisin ndjeshëm gadishmërinë dhe reagimin e forcave të tyre të armatosura. Kjo duhet të arrihet deri në vitin 2020. Kështu njësitë e ushtrisë, forcës ajrore dhe të marinës duhet të trajnohen dhe të pajisen, që ne rast krize  brenda 30 ditëve të jenë të gatshëm. Numri i përgjithshëm i trupave intervenuese të Natos do të përfshij 30.000 komando, 300 avion luftarak dhe 30 anije dhe nëndetëse luftarake.

Përveç kësaj, në Ulm të Gjermanisë dhe Norfolk të SHBA-së  do të ndërtohen qendrat komanduese për trupat e shpejta intervenuese dhe për transportimin e shpejtë dhe pa pengesa të materialeve luftarake. Politika e riarmatimit dhe agresiviteti i Rusisë kanë bërë që shtetet lindore, fqinje të Rusisë, të frikësohen nga ndonjë agresion i ri rus. Ky rrezik është edhe më i madh kur dihet se  Rusia me pushtimin e Krimesë më 2014 filloi  t`i përkrah separatistët pro rusë në Ukrainën lindore. Sekretari i Natos Stoltenberg lajmëroi se të gjitha shtetet kanë rritur buxhetin e tyre për aleancën veriperendimore. Kjo sidomos ndryshoi nga kërkesat dhe kritikat  amerikane ndaj aleatëve të tyre. Gjermania për shembull vendosi që 1,8 % nga brutoprodukti t`i ndaj për mbrojtje në kuadër të Natos, kurse kërkesa amerikane është që secili  anëtar i Natos nga 2% tia dedikoi Natos, për të pasur një mbrojtje efikase.

 Jo më larg se dje Putini kërcënoi Ukrainën

Presidenti rus Putin dje kishte organizuar një konferncë televizive për t`iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Pa vonesë ai i drejtoi Ukrainës kërcënimin që të ketë kujdesë gjatë Kampionatit Botërorë të Futbollit, të mos sulmoi pozicionet e separatistëve pro rusë, sepse do të përballen me pasoja të rënda. Gjatë emisioni, pyetjet dhe përgjigje e qytetarëve vëreheshin të inskenuara. Putini paraqitej dhe merrte rolin e shpëtimtarit. Rusia do t`i mbroj interesat e popullit rusë në republikat Baltike thoshte ai, po si nuk tregonte.  Ai u ankua ndaj sanksioneve dhe pengesave që perendimi po ndërmerr për ta penguar përparimin e Rusisë, ishin thënjet e tij, po agresionin rus ndaj popujve të tjerë se zinte në gojë.

 Televizioni gjerman, në emisionin e lajmeve, shkurt me një reportazh, me pamje të filmuara paraqiste stadionet dhe rrugët që ishin ndërtuar me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Kurse pak kilometra më tutje tregonte fshatrat dhe popullsinë në gjendje të mjerueshme që kushtet jetësore të tyre mund të krahasoheshin me atë të para 100 vjetëve. Pra ky është standardi i popullit rus për të cilin krenohet Putini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat