Eurosongu - Bota Sot
Eurosongu

Opinione

E enjte, 16 gusht 2018

Eurosongu

Nga: Mr. sci. Sylejman Salihu Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:02
Mr. sci. Sylejman Salihu

Më në fund ngjarja më e madhe muzikore në Evropë mbaroi. Dolën shumë zëra dhe dhanë shumë emocione. Ca ë të forta e ca më pak të tilla. Ca më të zjarrta e ca më të vakëta. Neve shqiptarëve, si gjithnjë, na nxehen kokat dhe na rrahin edhe zemrat më shumë gjatë këtyre netëve. Duam njëherë edhe ne të jemi diku lart në ranglistë. Donim dhe shpresonin më të mirën. Madje edhe kishim arsye. Ishin tre shqiptarë pjesëmarrës, tre zëra të bukur, që dërguan edhe mesazhe kombëtare me simbolin e flamurit dhe shpërfaqën identitetin e tyre, gjë që na bënë edhe krenarë.

Por u kuptua edhe njëherë katërcipërisht se shqiptarët kur janë jashtë atdheut janë më të suksesshëm dhe ngjiten majave të larta. Shqiptarja, përfaqësuese e Qipros dhe shqiptari, përfaqësuesi i Italisë, a nuk e dëshmuan këtë? Përse ndodh kështu? Sigurisht jo për hatrin e dikujt, por për faktin se puna, në vendet që përfaqësonin, i ka ngritur aq lart dhe u ka dhënë aq shumë besim. Ua ka hapur pra edhe dyert. Pra është puna dhe talenti që i ka bërë të tillë. Andaj është edhe një mësim për ne se talentet kombit nuk i mungojnë, por duhet ndryshuar diçka dhe duhet ditur se çka kërkon ky festival.

Duhet ndryshuar mendësinë dhe duhet ecur me trendet moderne botërore, nëse duam që të fitojmë ndonjëherë, apo të paktën nëse duam të ngjitemi pak më lart. Se ende jemi larg standardeve dhe vlerave muzikore që Evropa kërkon, ndaj s' duhet të na mbetet hatri kur emri i vendit tonë bie, e bie tatëpjetë. Ah, sa herë kemi thënë pse akëcili vend nuk na dha pikët?! Ta mendojmë vetë: a i meritonim? Kishte shumë të tjerë më të mirë. Shumë vende tjera ishin më të mira dhe treguan vërtetë performanca më të mira e më të larta muzikore. Ndaj, të ndalojmë dhe të mendojmë njëherë: pse nuk po na ecën puna më mirë? Pse nuk po na ecën më mbarë?

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test