Hipokrizi i cinizëm

Opinione

Hipokrizi i cinizëm

Nga: Sabit Abdyli Më: 12 maj 2018 Në ora: 06:14
Sabit Abdyli

S'ka prototip hipokrizie më të përkryer se qëndrimi hipokrit i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Bruksel. Hipokrizi e cinizëm i llojit të vetë  është  ulja e tyre  në tavolinë për të biseduar sa për sy e faqe, nënshkrimin e marrëveshjeve dhe mos jetësimit e tyre kurrë , fituar në kohë, me shpresa mos po del diçka më shumë, shtirur se është për marrëveshje në sy të botës dhe pas shpine punon 24 orë pandërprerë kundër Kosovës e shqiptarëve me gjitha forcat politike, ekonomike, fetare, kulturore (përfshirë këtu edhe  sportin) etj. Hipokrizi e llojit të vet se Serbia është pro Evropës dhe do të jetë pjesë e saj. (do të jetë pjesë e Evropës vetëm për të zhvatur fonde prej saj se me zemër dihet me kënd është).

Deri sa bisedon në Bruksel, diplomacia e jashtme serbe me krejt qenien e saj angazhohet te  shtetet (ku mundet) për të mos pranuar Kosovën (te ato që ende nuk e kanë njohur) e për të tërhequr njohjet (te ato që e kanë njohur), pengojë anëtarësimin në asociacionet ndërkombëtare, mohojë gjenocidin, mbajnë të vrarit fshehur ne varreza masive, ngrehin fletë padi fals për shqiptarët, pengojnë lëvizjen e lirë, financojnë ekstremizmin fetar, bëjnë propagandë, presion ndaj serbëve në Kosovë të mos pranojnë shtetin në të cilin jetojnë dhe gëzojnë të gjitha të drejtat. Cinizëm e përtej është edhe për Kosovën të bisedojë e mendoj se po zgjidh problemet me ata që ishin pjesë e qeverisë që vrau e shkatërroi, masakroi e nxori nga shtëpitë e tyre një milion shqiptarë dhunshëm, minoi rrugë, fusha e sheshe dhe për gjitha këto mizori nuk kërkoi falje, por përkundrazi avancon në pozita kriminelë lufte, madhëron e mbanë si heronj. Cinizëm e përtej janë lëshimet e Evropës Serbisë, cinizëm e përtej është i Evropës që Kosovën e gabimet e saja i shikon me llupë dhe e mban mbyllur.

Cinizëm e përtej është krekosja e Kosovës se me dialog Kosova po fiton, se kemi arritje të mëdha, se shpejt do hiqen vizat, se asociacioni i komunave serbe nuk prek shtetësinë e Kosovës, se korrupsioni po luftohet, se do bëhen korrigjime në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, se po hapen vende pune etj. Evropa ndërmjetësues e di realitetin, di metodat efikase, po vazhdojnë ta le në lojë "shtegun hapur" për përfitime të veta ose presin kohën e pakushtueshme për "mbylljen e shtegut"  të dobishme edhe për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat