Hajnia me konçesion

Opinione

Hajnia me konçesion

Nga: Prof. Dr. Luftulla Peza Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:07
Prof. Dr. Luftulla Peza

Në vendin tonë po shtohen si këpurdhat pas shiut “dhënia me konçesion” e pasurisë kombëtare, një formë e njohur hajnie, ku ortakët vjedhin sa të mundin nga pasuria kombëtare.  Pasuria nëntokësore, po thuajse e gjitha është dhënë me konçesion nga qeveritë shqiptare, dhe fitimet janë ndarë midis zyrtarëve dhe firmave private. Sipas ekspertëve, shteti shqiptar në vend të merrte fitimin rreth 75 % nga pasuria nëntokësore, naftë, krom, bakër etj., me kontratat e konçesionit e ka ulur fitimin e shtetit në shumën rreth 25%. Kjo don të thotë se rreth 50 % e fitimit, që duhet të merrte shtetit, ndahet nën rrogoz midis përfaqësuesit të qeverisë dhe konçesionarit. Kjo është vjedhja e pastër e pasurisë kombëtare me rushfet të majmë.

Këto janë arsyet pse qeveria jonë rend pas dhënies me konçesion të pasurisë kombëtare dhe nuk preferon format e njohura, që përdoren në vendet demokratike. Lidhur me mirmbajtjen e rrugëve të gjithë përdoruesit e makinave në vendin tonë paguajnë taksën e qarkullimit të automjetit dhe një taksë tjetër nëpërmjet karburantit, por këto taksa shkojnë të gjitha në arkën e shtetit. Më pas me këto para duhet të mimbahen rrugët.

Edhe për automjetet me targa të huaja ka zgjidhje të drejtë. Para disa vjetësh kam ardhë me makinë nëpërmjet Malit të Zi. Sapo hymë në tokën malazeze u detyruam të paguanim taksën e rrugës prej 10 euro, për të cilën na dhanë një dëftesë, që ishte e vlefshme për një vit. Por ka edhe forma pagese të taksës së rrugës si në Republikën Çeke. Në Çeki vendasit paguajnë taksën e rrugës dhe për te marrin një pullë, që e vendosin në xhamin e parë të makinës, ashtu siç ka qenë edhe tek ne para disa vjetësh. Për targat e huaja ka pulla një dhe dy javore, mujore etj. Në të gjitha këto raste paratë që paguan qytertari shkojnë direkt të gjitha në fondin e shtetit për rrugët.

Ndryshon kryekëput puna, ku përdoret forma e dhënies me konçesion ose me rushfet. Nga dhënia me komçesion, paratë që paguan qytetari nuk shkojnë në arkën e shtetit, por në arkën e konçesionarit.   Ky një pjesë të vogël të këtyre parave i përdor për mirmbajtjen e rrugës, që ka marrë me konçesion, pjesën më të madhe e mban për tu pasuruar vetë. Por që të marrë këtë konçesion edhe konçesionari ka kaluar një mur të madh; ai ka qenë i detyruar ti paguaj dhënësit të konçesion të pasurisë kombëtare, që në rastin tonë është qeveria, një shumë mjaft të majme në dorë dhe nën rogoz, që është rushfeti disa qindra milionë euro, që nuk figuron në asnjë dokumentKëto janë para korrupsioni, vjedhje e pastër e qytetarëve, që shkojnë në xhepat e dhënësve të konçesionit dhe të marrësve të tij, që janë qeveria shqiptare dhe firma e konçesionit, së cilës ende nu i ka dalë emri. Të dy këta janë hajnat, që duan të na vjedhim me rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera, Teatrin Kombëtar, Valbonën etj. dhe për to ne nuk duhet të pranojmë asnjë kompromis.

Teatri Kombëtar është një pikë tjetër e nxetë konçesioni, atë kërkojnë ta shembin të pangopurit. Por Teatriashtu si dhe Rruga e Kombit janë bërë sot kështjella e krenarisë sonë kombëtare, ku përpiqen njera me tjetrën nderi  jonë me arrogancën dhe prepotencën e shtetit, kultura me injorancën, dija me padijen, ata, me kuletë sa një kamion, që nuk fohen dhe po hanë gjithë Shqipërinë me ne, që mbrojmë kulturën dhe pasurinë tonë kombëtare.

Firma konçesionare, që ka marrë Rrugën e Kombit duhet ta dijë se populli e din që ajo, ashtu si qeveria është përfshirë në korupsion me rrugën dhe kështu nuk do të dalë pa lagur nga kjo rrugë. Ajo duhet të nxjerrë mësim nga revolta e popullit dhe të tërhiqet nga marëveshja me qeverinë, sepse ndryshe do të vijë koha ta paguajë shtrenjtë pranin e saj në aferat korruptive, duke vjedhur pasurinë kombëtare.

Shqipëria ndodhet përballë katastrofës më të madhe kombëtare: nga njera anë varfëria çdo ditë po shtohet dhe po han jetë njerzish, nga ana tjetër krahu i punës, rinia,  po largohet me shpejtësi nga vendi, për shkak të rregjimit. Qeveria po na vjedh ç’do ditë në të gjitha drejtimet, me energjinë elektrike, ujin, rrugët, shtëpitë, pronat, pensionet etj. Në kompleksin e pallateve ku jetoj, para disa vjetësh banorët paguanin 150 lekë (të reja) për ndriçimin e mjediseve të përbasdhkëta, më pas kjo shumë u rrit në 300 lekë/muaj dhe tashti kjo shumë është bërë 600 lekë/muaj, të cilat nuk i merr administrata e kompleksit të pallateve, por ÇEZ. Mjaft kujt i heqin bukën e gojës dhe strehën e jetës, ashtu siç po bëjnë me artistët e Theatrit Kombëtar, kuksianët e arrestuar etj.,  jo se domosdo na duhet theatri i ri, por duhen kullat, që me hajni të msheftë (korrupsion), të zhvasin miliona euro me dhënien e tokës së shtetit.

Vetën në Shqipëri ka nëna, që lypin rrugëve me bebe në gji dhe shteti bën sehir.

Por para së gjithash duhet të luftojmë të lirohen menjë herë dhe pa asnjë kusht të burgosurit e revoltës së Kuksit në rrugën e Kombit. Ata janë të pafajshëm dhe janë arrestuar në mënyrë të paligjëshme nga policia. Juristi i njohur Ylli Manjani, ish ministër i drejtësisë, e shpjegon mjaft qartë ligjin për këtë problem. Ai shkruan:

“Neni 206 i Kodit të Proçedurës Penale nuk e lejon policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate, nga ora 20:00 deri në 7:00 të mëngjesit.Ky është ligji! Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë!”Shkruan Ylli Manjani.

Ky është ligji, që tregon se policia e shkeli atë dhe duhet ndëshkuar. Nga ana tjetër revoltuesit dëmtuan makineritë e firmës, që po vjedh pasurinë tonë kombëtare. Prandaj prokuroria duhet të hetojë si veprimin e policisë, që arreston njerzit në mënyrë të paligjëshme ashtu edhe konçesionin, midis partnerëve, që po vjedhin pasurinë kombëtare. Gjykata duhet të analizojë të gjitha dhe të lirojë të pafajshmit.

Jemi të përçarë dhe asnjë nuk na e qan hallin, duhet vetë të mendojmë dhe veprojmë në të mirën tonë. Ata janë të pa ngopur me vjedhjen e milionave, sot po na hanë tulin, por nesër edhe kockën. Prandaj sot të bashkohemi me hallin e taksës në rrugën e Kombit dhe të artistëve të Theatrit Kombëtar. Për të luftuar të keqen nuk mjafton lufta e artistëve për teatrin dheas e kuksianëve për taksën e Rrugës së Kombit, por duhet të gjithë të bëhemi bashkë të luftojmë dhe bashkërisht të keqen e përbashkët, para se të na hajë ujku.

Për këtë po përgatitet organizimi i konferencës kombëtare “LUFTA KUNDRA VARFËRISË”, me qëllim të nxjerrim   nivelin real të varfërisë në çdo familje, fshat, bllok, lagje etj. dhe shkallë vendi. Bashkë me nevojtarët dhe ekspertët të nxjerrim rrugët e kapërcimit të saj. Për këtë duhet në çdo rrugë, bllok, fshat, lagje etj. njerzit e devotshëm për ti shërbyer shoqërisë, të mbledhin të dhënat dhe të vijnë ti raportojnë në konferencë.

Për të zbutur varfërinë, që ka pllakosur vendin, konferenca do ti propozojmë qeverisë ndërmarrjen e këtyre masave të menjëhersëshme:

1-tërritet ndihma sociale për shtresën më të varfër në shumën: 10,000 lekë/muaj,

2-pensionet më të ulta të bëhen: 20.000 lekë/muaj,

3-nënat për çdo lindje të shpërblehen me një herë me 15.000 lekë,

4-paga minimale në vend të ngrihet me 2000 lek/muaj

5-pensionet, rrogat në shkolla, universitete, spitale e qendra shëndetësore, polici dhe ushtri të ngrihen në masën 10%,

6-Çmimi i energjisë elektrike të ulet në nivelin e mesatares së rajonit, TVSh për rrymën elektrike për familjet të bëhet 5%, zyrat e shtetit dhe të partive politike të paguajnë energjinë elektrike etj.

7-Asnjë konçesion për rrugët,  Teatrin Kombëtarë etj.

Shqipëria është vend mjaft i pasur dhe i bukur. Këtu janë të gjitha mundësitë, që njerzit të jetojnë të kënaqur dhe të lumtur, vetëm se duhet qeverisje e mirë. Vetëm parat ngashpërdorimet në administratën shtetërore, zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kapin shifrën 1 miliad euro në vit, që do të mjaftonin për të ndryshuar gjendjen e mjerë të popullit tonëbrenda një kohe të shkurtër.

I bëjmë thirje të gjithë qytetarëve,  rinisë, studentëve, shoqatave, emigrantëve, që e duan familjen, Atdheun dhe popullin e tyre, të bëhen pjesë e  e nismës,   për të luftuar varfërinë, për ta bërë vendin më të begatë dhe popullin të jetojë më mirë.

Të gjithë njerzit që e njohin dhe e ndjejnë në korrizin e tyre varfërinë si dhe studiuesit e ndryshëm, të shkruajnë, për të ndërtuar së bashku “Librin e Varfërisë”, për të njohur mirë gjendje e saj në vend dhe për të ndërmarrë masat e duhura urgjente për zbutjen dhe largimin e saj.

Të gjihtë të varfrit dhe ata, që e dënojnë varfërinë,të vijnë dhe tëshprehin mendimet në kuvend dhe të propozojnë  masat për të dalë nga varfëria.

 Jemi të bindur se të bashkuar,  do të fitojmë dhe për një kohë të shpejtë ta zbusim varfërinë dhe shpejt ta largojmë atë  përfundimisht nga vendi.

Kudo ku jemi, të formojmë grupin eluftës kundra varfërisë!

Dërgoni mendimet tuaja në adresën: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat