Komandant Sali Çekaj, ‘’Veterani’’ është simbol i trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

Opinione

Komandant Sali Çekaj, ‘’Veterani’’ është simbol i trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 19 prill 2018 Në ora: 09:50
Salih Çekaj

Ai, është simbol i fitores së lirisë mbi robërinë.

Sot, bëhen 19 vjet nga rënia heroike e atdhetarit, intelektualit dhe Heroit të kombit, Salih Çekajt-Veterani. Janë 19 vjet të përjetësimit të tij në piedestalin më të lartë të historisë së kombit për lirinë e Kosovës, Komandantit dhe Intelektualit Salih Çekaj-Veterani.

Krisma e pushkës së Salih Çekaj dhe organizimi i njësive ushtarake në Koshare, ishte shembull më i mirë për zonat t'jera të luftës në të cilën u bënë krah i fortë i betejave për lirinë e Kosovës. 

Rënia e Heroit Salih Çekaj, 19 vjet më parë në betejën e madhe të Kosharës, u bë simbol i thyerjes së kufirit që padrejtësisht me shekuj i kishte ndarë shqiptarët, për të cilin ideal brez pas brezi u flijuan shqiptarët. 

Ai, ishte një nga prijësit parë të rrugës për pavarësi dhe formim të Brigadave të para të luftës çlirimtare në mbrojtje të Kosovës.

Salihu ishte komandant me vizion dhe strategji të lartë ushtarake. Angazhimi i tij në fushën e komandimit, mobilizimit, stërvitjes, vëzhgimit e furnizimit janë tregues realë për rolin e tij dominant në jetësimin e idesë së operacionit me përmasa të gjera luftarake, sidomos në betejën e Koshares. 

Sot, përulemi me respekt të madh, para veprës së Salih  Çekaj, i cili u bë një me Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. 

Lavdi Heroit Salih Çekaj!

I përjetshëm qoftë kujtimi për luftëtarin e lirisë Salih Çekaj dhe për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat