I varfëri frikësohet që pa koritet, e pasaniku që po fiket - Bota Sot
I varfëri frikësohet që pa koritet, e pasaniku që po fiket

Opinione

E martë, 24 prill 2018

I varfëri frikësohet që pa koritet, e pasaniku që po fiket

Nga: Sinan Kastrati Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:22
Sinan Kastrati

Lis ku e ki Asllanin?

Knona naj këngë t’burrave

Ku e kish lan, qatu e niske këngën

Asllani, Ju n ‘shpi tem e unë n ‘shpi t’uaja

Mahi e mesele turjakase

Kujtime, nxjerr nga Ditari im

I bashkangjitem vuajtjeve shpirtërore Mixhës Islam e Asllanit dhe me krenari e kujtoj punën e ndershme të tyre.

Ndoshta kam mallë më shumë se sa duhet për këta njerëz fukarenj që nuk ditën çka është gëzimi në jetë. Nuk patën radio as televizor. Nuk ishin asnjëherë në kino e as teatër.

Cili ishte gëzimi i tye?

Nuk ditën as çka është pushtimi e as çlirimi i vendit.

Gëzimi i tyre i vetëm ishte të kenë një arë, një shtëpi e një lopë

Thuhet se kur njeru dëgjon muzikë, frymzohet, trimërohet, “zbutet”, ndërgjegjësohet por edhe gëzohet e hidhërohet. Nganjëherë, këngëtarin e shoqëroj edhe unë, ani pse zâni më nuk më shkon por këngët i di.

Ndoshta, ndoshta.

Dëgjoj shumë muzikë e lexoj vjershat e Kadaresë, Agollit kur bie me fjet e kur punoj, jo kur shkruaj sepse pengohem përveç mzikës klasike të Betovenit apo Macartit por kurrsesi këngët tona baldaike apo ato të trimërisë.

Kjo ndodh, natyrisht kur dëgjon një këngë baladë e kâng të jaraneshave (mikeve, mikeshave, këngë të dashurisë), siq ishte ajo e “Rexhës”, “N`drrasë të vekit kush pa kan”, “Retth e rreth bashqes ju solla” etj. Këso këngë janë këndua kudo, por aty ku ka pasur “burra” me m`steqe, shpesh këngëtarët, nuk  kanë këndua. Këto këngë, këngët e dashurisë, ndryshe në popull janë quajtur edhe si këngë rreth ushkurit, këngë të gryta etj.

Për herë të parë “këngë dashurie”, “dashnor-re”, e gjejmë te Thimi Mitko, në Bleta shqiptare, 1878. Deri atherë, fjala “dashuri, dashnor-e” është përdor si “jaran-eshë” e më vonë kemi edhe fjalët “mik-eshë”.

Prapashtesa “-eshë”, si shumë produktive i shtohet emrit mashkullor dhe formon emrin e gjinisë femërore, “qaban-eshë, mik/e- eshë”, profesor-eshë, doktor-eshë etj.

Këngët të cilat i përmenda nuk janë të vetmet ato që na ngjallin ndjenja e emocione, na mbushin me trimëri e me burrni, me besë e bujari ... por kemi edhe këngë të tjera, siq janë cikli i këngëve legjendare dhe atyre të kreshikëve me Mujin, Halilin etj. Këto këngë në literaturë i gjejmë sipas rendit alfabetik psh e fillojme me shkronjën “A”. Ajkuna, “B”, Bylykbashe Muji, ... “D”, Dizdar Osman Aga e kështu me radhë.

Por këngët më të pëlqyeshme e ato më popullore që janë trashëgua dhe fillojnë të këndohen sot e gjithë ditën, janë ato që iu kanë këndua trimave, luftëtarëve. Këto këngë i quajmë edhe si këngë historike, këngë të trimërisë dhe me ndonjë fjalë tjetër, varësisht nga krahina.

Këngët e trimërisë janë këndua më së shumti në Veriun e Shqipërisë, në Shkodër për luftrat e heroizmin shkodranë për mbrojtjen e tokave shqiptare, në Ulqin, Tivar, Vraninë, Plavë Guci... në Nish, Leskovc, Prokuple, Tetovë, Shkup, Gostivar e Diber.

Në Kosovë, pas Shkodrës Gjakova njihet si qendër e këngëve qytetare pastaj vjen me radhe Zatriqi për këngë arshiki e të trimërisë, dhe përgjithësisht Llapusha, Drenica e Dukagjini e më pakë Kosova, si krahinë.

Këngët më të njohura kanë qenë ato të LSHP (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), 1878 e deri në vitet 1999.

Më herët, para vitit 1878, kemi ndonjë këngë por ato këngë janë të rralla dhe janë këndua nga këngëtarë që shumica, ndoshta krejt kanë vdekur. Ata këngëtarë kanë qenë, të krahinën tonë, të Llapushës, si Beq Jaha i Zatriqt, Sylyman Kastrati i Damanekit, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami i Turjakës, Bajram Sadiki e Ali Paci i Vll. Drenofcit .... e deri te Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Sef Mleqani, Riza Bllaca, Kravasaria etj.

Këta këngëtarë e kanë këndua një këngë, të vetmen këngë që njihet deri më sot që unë kam dëgjua, “Këngën për Sulltan Murati”, për Betejën e Kosovës, 1389.

Nuk besoj se tash ka ndonjë këngetar që e këndon këtë këngë por rëndësia e kësaj këngë,është sa historike po aq ka edhe vlera letrare e gjuhësore.

Në fund të kësaj hyerje, para se të shkoj në Turjakë dua të ia bëjë të njohur lexuesit se këngët më të dashura kanë qenë, janë ato të Oso Kukës, Ali Pashë Gucisë, Sylejman Vokshit ... dhe të më vonshmet, për Dan Zatriqin, Ahmet Delinë e kështu me radhë.

Nuk dua ti hyjë në hak as shahirave të Gjakovës, me Imer Rizën e deri Qamili i Vogël e Ismet Peja. Qamilin e kam pasur edhe në orë të mësimit dhe ka këndua para nxënësve disa “këngë qytatare”

Sigurisht se ne pamundësi që ti përmend të tjerët, si Dervish Shaqen e ... Bajrush Doden, Tahir Drenicen e Hashim Shalen, nuk do të thot se të tjerët kanë qenë më pakëz të rëndësishëm apo kanë pasur më pakë vlera e kanë kanë g¨zua autoritet më pak se të tjerët.

Edhe për këto këngë e këngëtarë të të gjitha krahinave shqiptare do të flas në vazhdimet e cikleve që i kam në rend.

E tash dua të dal përsëri në Turjakë

Mahi nga Turjaka

Sot kam zgjedhur një familje të veçant në Turjakë, ate të Islam Maliqit dhe djali të Islamit, Asllanit.

Islam Maliqi ka qenë ndër burrat e ndershëm të Turjakës por gjatë gjithë jetës e ka përcjellur fukarallaku, vrafëria.

Fatkeqësisht, i njëjti fat e ka ndjekur edhe djalin e Islamit, Asllanin. Edhe ai, tash plak e i sëmurë, kurr nuk ka mundur të ketë më tepër se dy dhoma e një “shtëpi”(kalibë) (1*), vendi ku piqeshin bukët. “Shtëpinë” e kanë ndarë bashkë me një lope e ndonjë viq.

E veçantë tjetër e Islamit dhe e Asllanit, në krahasim më të tjerët ka qenë se të dytë ishin sevdali e “koskungji”, prekeshin e hidhëroheshin shumë lehtë ... Asllani i ka ra shumë, ama shumë Kavallit, instrument i ngjashëm me fyellin por pakë më i gjatë, me më shumë vrima (bira) dhe i punuar nga metali.

Islami ka lindur në Turjakë, rreth viteve 1890, e ka vdekur rreth viteve 1965 (?).

Pjesën më të madhe të jetës e ka kalua në Mal e në Bjeshkëte Turjakës me gjâ duke i ruajtur lopt e katundit Turjakë dhe fushat, arat e livadhet e Turjakës, që në popull dhe në Turjakë i kanë thënë “Palar”, “Rragtar”.

Islami a kân shum i menqur e mbante mend shumë. Kur e pyetnim në cilën ditë është Shën Gjergji apo Shën Mitri, pas tri viteve ai, pa u mendua i dinte përmendësh dhe aty për aty na përgjigjej drejt pa marrë parasysh kohëne e vitet, pas pesë ose dhjetë viteve, eksakt në cilen ditë është ajo festë sikur tash që kemi kalendarë e dinte.

Islami, siq e thash, nuk ka pasur tokë, gjâ e as shpi të mirë.

Në kohën e reformave agrare, pas Luftës së Dytë botërore, komuan e Rahavecit në pajtim me banorët e katundin Turjakë, tri familjeve më të varfëra në Turjakë iu kanë dhënë nga në arë të mirë:Islam Maliqit (Bratatinin), Xhemë Maxharrës dhe Lat Shashivarit.

Islami e punonte me qef Bratatinin, arën më të mirë në Turjakë. Neve, familjen e Imer Seferit, gjyshit tim e kishte në mexhë në dy anë e në dy anë të tjera, kishte rrugën për Dushkaja dhe Ravinat e Ulicës së Aliagëve.

Kur e kishterendin me e mbjellur arën me  kallamoq, ai vinte dhe e ruante nga thitë, bashkë me axhallarët e mi, me Reshit Imerin, Dulën ose, më së shpeshti me bacën Bali.

Natën bërtiste që të frigohen thitë (derrat e egjer) që vinin me na hangër kallamoqin (misrin).

Nganjëherë Islami edhe këndonte por ende pa e përfundua këngën e zinte (e merrke) gjumi sepse si plak që ishte lodhej ditën se shkonte me afro 100 lopë e vjeta të katundit. Pas disa minutave ose pas një ore që kishte fjetur i dilte (zgjohej) gjumi dhe e fillonte këngën, aty ku e kish lënë.

Salih, knona naj kâng t`burrave!

Njëherë, me një dasëm në Turjakë kishte ardhur me këndua Salih Bajrami e Feriz Ramadani- Krasniqi nga Vll. Drenofci.

Në Turjakë, kur kanë ardhur shahirat e Drenofcit e më rrallë ... edhe Riza Bllaca, Lam Tapalli etj. janë ruajtur dhe shumë kanë qenë të kujdeshëm sepse Turjaka ka pasur burra të fortë, pleq të menqur e shpijanik siq ishin Ali Agët, Sahit Mstafa, Smajl Zeneli etj. që veç Shkodra ka pas aso burra...

Në Turjakë, ka pasur edhe rregull më shumë se sa në katundet e tjera përreth.

Burrat, si Metë Xhemajlia po edhe të tjerët, nuk kanë guxua kush me u ul para tyre në ballë të Oxhakut apo me folur kur ata janë kân aty. Met Xhemajlia a kân djali i Gjemajlisë së Brahim Agës e nipi i Xhemajl Abrisë.

 Edhe SalihBajrami kur ka ardhur në Turjakë nuk ka  k`nu shka do kâng se Baca Met nuk e duronte.

Pastaj, rregull tjetër në Turjakë ka qenë që nëse këndohej një këngë, siq ishte ajo e Bajram Begit, pleqt e ungjnin (ulnin) kryet dhe e kujtonin me dhimbje e dashur ndërsa të rinjët nuk guxonin me gjauajt me pushkë ose me allti.

Nës ndonjëherë, dikush ka gjuajt me armë të gata ose të shokës kur është këndua kënga, pa dijen e pleqëve, ate e kanë qit prej odës së burrave sepse pushkë qitet për gzim e jo kur vritet psh Bajram Begi.

Njëherë kur shahirat e Drenofcit, Salih e Ferizi e knojnë kângen e Bajram Begit, në Turjakë, aty qillon edhe Islam Maliqi por Islami nuk e kish pas ngu kângen, me mend ish kân tjetër kah. Kur e kryejnë kângen, Islami i thot Salihit:- Salih, knona naj kâng t`burrave!

Salihi ia k`then: -Pse a ka burrë ma t`madh se Bajram Begi a ?

Asllani shkon ushtar, në APJ

Kur shkon Asllani ushtar, Islami mërzitej shumë. Ne si qaban të ri, edhe unë që ishim me lope ballica afroheshim dhe e dëgjonim Islamin se si qante dhe e vajtonte Asllanin.

Nganjëherë Islami iu drejtohet lopve e qenit “Lisë, ku e ki Asllanin”!

Kohë të vështira e momente të dhimshme jo veç për Familjen fatkeqe të Islam Maliqit e të Asllan Islamit.

Edhe Asllani djali i vetëm i Islamit, ka shkua të njëjtës rrugë sikur baba. Ka punua tan` jetën e i ka rue lopt e katunit sa për ni kashore të gojës e me fitu me ner e me djersë bukën.

Para vitit 1997 Asllani kish pas arritur me i ndërtua dy dhoma e një kuzhinë të reja, me blloka të cementit, por kur kthehen nga mali, në Qershor të vitit 1999, shtëpinë ia kishin djegur policia serbe.

 Kur e sheh gruaja e Asllanit, shtëpinë djegur, bënë VETËVRASJE., virret me kanop.

Pas bisedës që pata sot me disa kusherinj në Turjakë më than se Asllani nuk është mirë me shëndet dhe askush nuk e sheh e as nuk e ndihmon. “Shteti” ka punë tjera.

Asllanin e pash para dy vjetëve në Turjakë por, sa gabim që bëra e nuk ia fali vehtes gabimin, nuk e fotografova. Sot iu thash disa kusherinjëve shkoni tinza nëse mundeni me e fotografua Asllanin dhe shtëpinë që e paska marua djali i Asllanit.

Islami ka qenë i vetëm. Ka pasur vetëm një djalë, Asllanin. Edhe Asllani, ka vetëm një djalë.

Tri shok njeri, nga një djalë hasreti e tri  gjenerata, rritur e jetuar me skamje të skajshme.

1* kalibë, zakonisht kur e ruanim vneshtin me rrush ose bastanin, e maronim me thekër një si lloj dhome. K`saj i kemi thënë KALIBÊ.

OBS. Gjuhën e përdiri ashtu qysh është folur në Turjakë me të gjitha karakteristikat e saj

 Vazhdon me Asllan Islamin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test