Të korruptuarit i duam të prangosur

Opinione

Të korruptuarit i duam të prangosur

Nga: Shemsi Jashari Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:25
Shemsi Jashari

Shkruan: Shemsi Jashari

Tashmë me votimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, do të duhej të zhbllokohej vendimmarrja në qeveri dhe kuvend. Ne si qytetarë kemi shumë nevoja por, para liberalizimit të vizave qytetari i kosovës ka nevojë për liberalizimin e mendjës.

Qytetari i Kosovës aq shumë është ngarkuar psiqikisht nga skandalet korruptive,dështimet e shtetit në të gjitha fushat e sidomos në fushën e gjyqsorit, mungesa e arsyes dhe përspektives për të jetuar në Kosovë, aq sa përveq izolimit në kuptimin e lëvizjës se lirë, ne jemi izoluar edhe në mendjen tonë. Kjo pasi kryefjalë për gjithqka na sillet ne mendje është krimi,korrupsioni,keqperdorimi i paras publike, klane mafioze… e qka jo tjetër.

Nëse për votimin e demarkacionit ka pasur vështirësi ne sigurimin e 2/3 votave nga opozita për luftimin e korrupsionit mjafton vendosmëria e kryeministrit.

Z.Haradinaj duhet të dëshmoj se ende e don vendin, ende ka çka ti jap vendit dhe të arsyetoj vazhdimin e punës së kësaj qeverie.

Ai duhet të fokusohet me gjithë kapacitetin e tij që të luftoj krimin e organizuar,të arrestoj të korruptuarit qe po shkatërrojnë të ardhmën e fëmijëve tanë dhe kështu qytetarit të kosovës ti kthehet shpresa e humbur.

Nëse kjo qeveri nuk është e gatshme dhe nuk lufton pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk na duhet asgjë as liberalizimi e as kjo qeveri.

Pres që opozita ta shtoj presionin ne këtë pikë nëse nuk luftohet korrupsioni ta bllokojë punën e kuvendit dhe qeverisë derisa nuk tregohen rezultate.

Ata që na poshtruan,na vjedhën,na nënqmuan,që po sillen me pronën publike si dhunues duhet ti shohim kokëulur dhe të lidhur këmbë e duar.

Hajnat ne burg..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat