Kryeministri Zajev, po na befason me deklarata laramane!

Opinione

Kryeministri Zajev, po na befason me deklarata laramane!

Nga: Mehdi Memeti Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 00:06
Mehdi Memeti

Z.Zajev me deklaratën e tij se: pensionimet  dhe kontributet e të punësuarëve do të rriten  për çdo vit, dhe të papunë s`do të ketë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vërtetë befasuese!...

Kjo,paraqet qartë konceptin liberal-nacional mbi shtetin,që është në pajtueshmëri me botëkuptimet Marksiste se Shteti është “arma ekzekutuese sunduese”. S`duhet haruar z.Zajevi se fuqia e shoqërisë civile, si dhe ngritja e saj,po avanson kohët e fundit dhe po bëhet vërtet  “pushtet i katërt”, s`duhet haruar gjithashtu se: Organizatat jo qeveritare shkojnë në vazhdimësi ne rritje,Organizatat Sindikale,Shoqëria civile po përparonë dukshëm. Gjithashtu s`duhet haruar se Maqedonia është shtet i ndërvarur…qoftë nga faktori i brendshëm qoftë nga ai i jashtëm, duhet patur parasysh gjithashtu edhe këte!

Zbardhni krimet z. Zajev,mbyllni hajdutët, vëndoni drejtësinë në vend, për cilën jeni zotuar ,mendojmë se këto jan prioritetet e shtetit të ri  të Maqedonisë se re, të ardhshme, shiqoni kërkesat prioritare të BE-së, mos merreni me rritjen  e stazhit të punës së punëtorëve,dhe mos i përkdhelni ende administratorët që marin rroga  duke mos e ditur edhe sot e kësaj dite  se ku e kanë vendin e punës!

Nuk jemi  fajtorë si qytetarë të këtij shteti të brishtë, që kemi paguar kontributet e pensionit dhe kërkojmë që të shkurtohet e jo të rritet stazhi i punës për pensionim.Sipas jush duhet të punojmë deri në vdekje,sepse dikush i ka grabitur mjetet tona kontribuese për pensionim. A e dini ju z. Zajev se sa stazhe pune kanë humbur nga 1-10 vjet, nga njerëz të ndrysshëm në vendin tonë?...Në europën e bashkuar ku pretendojmë të shkojmë, një gjë e tillë jemi më se të sigurtë nuk ndodhë… Mbyllni hajdutët e fondeve pensionale, mos tentoni ti nënçmoni vlerat e kontribuesve të fondit pensional.  Paralajmëroni rritjen e pensionimit dhe kontributeve për të punësuarit,që për çdo vit shteti ti plotëspn gropat e shprazura të Fondit Pensional Invalidor  të Maqedonisë, afërsisht diku te 500 milion euro.Duket pak sa naïve apo Jo?

Kësaj nuk do ti ndihmon jo reforma ( 3+6+9) por, as edhe plus (12+24+32)… Kjo nënkupton, sipas mendimit tonë se  ne vetë do t`i kthejmë paratë tona që na i kan vjedhur,apo jo ? që të kemi për të jetuar deri në pension. Vërtetë deklaratë laramane, pastaj deklaroni që administrata të plotësohet, shtohet deri në atë masë sa mos të ketë të pa punë në Maqedoni…

Nga ana tjetër ajo që bie në sy, dhe që iriton më së shumti masën e gjërë  marja e kompetencave kryetarëve të Komunave, siç ishte rasti me Komunën e Gostivarit, nesër ndoshta edhe komunave tjara, siç u paralajmërua nga ministresha e arsimit znj.Deskovska,që nënkupton se do tu merren kompetencat e arsimit të gjitha komunave ku ka fituar opozita, pse jo ! Haruat shum shpejtë se edhe vet ju, keni ushtruar këtë detyrë si kryetar komune…Keni parasysh z. Zajev,ata jan zgjedhë nga ppulli e jo nga qeveria…Po ua përkujtoj thënjen e Makiavelit:“Nuk mund të mbash gjarpërinjtë në kopshtin tënd, me shpresën, se do të kafshojnë vetëm fqinjët”.

Maqedonia jo rastësishit rangohet ne  vend të fundit si shteti më i koruptuar edhe ate në vendin e 107-të, kështu thuhet në raportin më të ri, të publikuar nga organizata botërore Transparency International.

Përfundojmë:

 së pari, plotësoni kushtet dhe standardet e tjera  të rekomanduara të BE-së, për luftimin e korrupsionit, të krimit të organizuar,  të pazhvillueshmërisë dhe të barrierave të tjera të reformave ekonomike, politike, demokratike dhe të sundimit të ligjit.Sa i përket stazhit të punës merni shembuj nga vendet Europine  z. Zajev, bëni ngritje të rrogave,të mëkëmbet pak populli,sepse me buk e gjizë nuk arrijnë dotë, ti marin mjetet të cilat i kan investuar për pensionim…  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat