Dëgjo se po flet Kosova - Bota Sot
Dëgjo se po flet Kosova

Opinione

E enjte, 20 shtator 2018

Dëgjo se po flet Kosova

Nga: Dafina Gashi Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:01
Dafina Gashi

 Përshëndetje Kosovë! Si po ndjehesh sot që fillove vitin e 11-të të radhës?

-E njejta,si do të ndjehem?! Vetëm se më shtuan (për kot) fjalën “urime”. Mos bëri dikush ndryshim për mua brenda një dite?

Hë...s’bërën që sa dekada e le më tash. M’a vurën emrin kudo duke m’i vënë numrin 10 në vend të qirinjve sikur t’isha fëmijë që i’a bëjnë qejfin me një festë e tortë. Bërën tortë sa një vend banimi por në cdo prerje që i bërën ,mua më prekën në një plagë.Më prekën hirin që e mora para një kohe,më rikujtuan eshtrat e mia të pagjetura që Zoti e din se ku m’i shpërndanë,zërin e trishtimit ma rikthyen përsëri në veshët e mi ,duke festuar me fishekzjarre.

Qava në heshtje vetëm të mos bëj zë për nder të atyre që më dhanë jetën e tyre që sot të tjerët të kenë jetë. Sikur të kisha gojë njëherë të flisja me popullim tim që e quajnë vetën “kosovarë”.Të j’u thoja duke buzëqeshur e për brenda duke qarë: a jeni lodhur ore se për besë trupi lodhet më së shumti duke qëndruar se sa duke punuar.”Mirë bëni”që e lërni tokën “Kosovë” për tokën “Evropë” sepse vetëm ajo ju ngop me pasuni e me mallë pastaj për tu kthy prap te unë.”Atje si të shkoni,menjëherë në kufi ju ofrojnë punë,i’u japin para me miliona dhe çdo gjë që tek unë nuk e gjetët” ,jo se s’kisha por ju vet s’dashtët me e gjetë.

Të gjitha i kishit gjetë atje pos dashnis që ju mbanë gjallë vetëm dheu juaj,dheu “Kosovë”.Atëherë kur se ke mundësinë me ardhë me hedhë një grusht nga dheu im mbi varrin e më të dashurve tuaj,atëherë keni me ma ditun vlerën e keni me thanë:”Ahhhh moj Evropë që erdha me t’gjetun n’kohën që gjithmonë u dasht me t’lanë e m’i nejt afer dheut tim që tash s’po mundem as me kap n’grusht e me i’a hedh trupit t’vdekun.” Besoni që ka me ju marrë malli me i ba edhe këpucat me baltën e rrugëve t’mija ,atje ka me ju ba monoton edhe rruga e asfaltume . Mos ikni pashë besën se edhe ktu bahët mirë si atje vetëm se ju duhet t’a bëni ,sa t’shkoni me ndërtue vendin e huaj ,ndërtone vendin tuaj se atëherë ka me u ba mirë për krejt...! Ahhhh...prap po them më mirë që s’kam gojë me fol e as frymë s’marrë se kumedit sa ofshamën e kisha lshue unë e mjera Kosovë ,e shyqyyyyr që s’kam se boll janë t’mallkum në ofshama kjo popullatë ,bile e imja le të mungonë.

Festoni ,festoni e mos u ndalni se tek ne e vetmja punë ashtë festa.S’kemi dhe festojmë sepse kur asht puna me djegun pare atëherë marrim borxh kudo ,e kur asht nevoja me ndihmu një dorë të shtrime ..atëherë s’kemi hiq ose s’kemi të thyme. Festoni me muzikë e shyqyr që me festu ju erdh kjo ditë,por prej punës t’premtimeve amanet mos me ikë. Ju që keni bo jetë e që jeta juaj e ka emrin “luks” ,”kryeminister”,”deputet”,”kryetar” etj etj...duhet me ju dhimbsur shpirti kur shihni shpirta duke dhimt e ju zgjasin dorën për me ju nxit me bo zemrën e madhe ...ama ju prap nuk doni me ndryshu.M’u aty kur kerkon dikush nga ju një buzëqeshje ,një strehim ,e bash aty fillon ndërtimi i ktij vendi por ju nuk doni me ndërtu për tjerët se keni ndërtu për vetën tash ,kjo mjafton. Medet për mu n’dur t’kujt kam mbetë,n’dur t’premtimeve t’kota. Ahhh për mu që ma dhanë emrin shtet “Kosovë” dhe nuk janë në gjendje me e mbrojtë me “përparim”këtë emër t’madh që veq ky emër ma rrit vlerën si vend.

Shyqyr që u bërët të pamvarun por unë po e vuaj terrin që po e krijoni në mesin e dritës. M’falni që u shpreha shumë por edhe mua shpirti po më dhemb kur po j’u shohë juve duke qëndru pa lëvizur e pastaj kërkoni “përparim” n’vend,e zgjidhja e vetme për ju që j’u kishte shpetu gjithmonë ka me qenë ikja nga vendi se ktu “spaska gja”. Dhimbja ime është njejtë si dhimbja e nanës për fëmijët e saj që i dhimbsen edhe kur i sheh mirë e le më kur i sheh keq që i digjet komplet qenia. ... Edhe pse më zhgënjyet dhe shumica nuk më dëshiruat,unë përsëri do ju dua dhe nuk do i’u zhgënjejë.Sa herë që malli ka me ju marrë për Kosovën ,atë aty keni me e gjetë dhe prapë të njejtën pa ndryshim (as ajo nuk do i’u zhgënjen) por mos m’thoni ma :”Urime Kosovë” ,m’thoni:Kosovë nana jonë,të pafshim me bijë më të kfjellur se sa i ke ,me bijë që t’shtijnë me hecun perpara se kta që t’kanë lanë pa bo hapa ,me ksi je mbushur mjaft. Kosovë t’pafshim t’ndërtume e t’kërkume për t’mirë nga krejt shtetet tjera ”-më thoni.

Mos më thoni urime Kosovë10. Mos më uroni vitet por uroni të mirën për mua. E në fund dua t’i nderoj edhe ata që dhanë jetën që unë t’a mbajë emrin “shtet”. Vetëm ata qëndruan trima besnikë dhe akoma po e mbajnë besën e shqiptarit,janë me trupa nën dheun tim dhe shumica trupin e kanë të shpërndarë nëpër dhe. Lavdi të rënëve për liri , ndërsa shpresë për të gjallët që një ditë do të kenë edhe këta trimëri! Se për me fitu duhet gjak e jetë,e tash ju mendoni se ku jeni tani? A jeni në të vërtetë t’gjallë a të mbytur n’jetë?

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test