Adem Jasharin, ish-ministri e spiunoi dhe Sami Lushtaku e la në baltë

Opinione

Adem Jasharin, ish-ministri e spiunoi dhe Sami Lushtaku e la në baltë

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:13
Faton Mehmeti

Rënia e saj ka filluar dhe po vazhdon çdo ditë e më shumë, është vetëm çështje ditësh kur PDK do prek fundin e saj. Si parantezë e saj duhet kujtuar “ brumin” me të cilën u gatua pitja në tepsinë e madhe të marrjes së pushtetit. U ngrit me kauzën e rrejshme të atdhedashurisë, si dhe lidhjeve të forta me komandantin legjendar Adem Jashari. Disa e besuan këtë “proverb” duke e mbështetur, disa e kuptuan që në fillim se brenda PDK-ja ishte një kala e ngritur nga rëra. U desh të pritën 20 vjet nga rënia e Adem Jasharit për të kuptuar, edhe ata që nuk besonin, se Adem Jashari ishte tradhtuar nga shokët e tij. Këtë së fundi e konfirmoi djali i heroit Hamzë Jashari, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Kjo deklaratë do të ndikoj që edhe më shpejt të shembët kalaja nga rëra. Ata që dikur ishin shokë të Ademit, e lanë në baltë për të shkuar jashtë vendit, e pas luftës u kthyen me epitetin e çlirimtarëve, si mundësia më e lehtë për të marrë pushtetin. Mjafton të shikosh pasurinë e tyre për të kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre i vërtetë. Ndonjëri prej shokëve të Ademit e kishte spiunuar gjatë gjithë kohës.

Këtë gjë e konfirom një intervistë e një ish gjeneral serb, i cili tregoi se brenda grupit të Ademit kishte spiunë dhe se ata mund ta vrisnin Adem Jasharin kur të donin. Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiun shqiptarë të cilët e kishin shitur vetën kombin e tyre për ca mijëra euro. Në mesin e tyre tre spiunëve njëri prej tyre pas lufte u bë edhe ministër, me shumë gjasë nga radhët e PDK-së. Familja Jashari nuk u masakrua vetëm nga Serbia por edhe nga brenda, nga ata që sot thirrën në emër të Adem Jasharit. Në anën tjetër, familja Jashari është “ fajtore” që nuk ka treguar menjëherë pas lufte se kush ishin ata që e tradhtuan Ademin, por u desh që të pritën 20 vjet. Për këto 20 vjet “shokët“ e Ademit e rrjepën Kosovën, duke e zhytur atë në humnerë. Tanimë ka filluar seriozisht që të dalin në pah të gjithë të vërtetat, dhe bashkë me të vërtetat do të marrin fund edhe ata që sot janë kthyer në pengesë për zhvillim e vendit. Pengesat po shfaqën edhe në Skenderaj, aty ku djali i heroit po mundohet të bëjë punë të mirë. Pasi ish kryetari i mëhershëm i Skenderajt  e kishte kthyer komunën në “fabrikë të pastrimit të parave të pista”, me tipare të një grupi kriminal. Me gjasë në këtë grup bën pjesë edhe ish ministri, spiuni i Serbisë.

Vetëm njerëz të ndershëm, atdhetar të devotshëm nuk ka aty. Kosova, pengesën më të madhe e ka nga strukturat paralele që kanë nën kontroll çdo gjë, me Sami Lushtakun në krye, i cili edhe gjatë kohës sa ishe ne burg i jepte urdhra drejtorit të burgut.  “Ministri” siç e quante ish ushtaraku serb, mbase edhe është veteran, që flet dite e natë për  luftën e lavdishme kundër Serbisë. Pa u çlirua vendi nga armiqtë e brendshëm, nuk mund të shohim drite me sy. Një luftëtar i devotshëm që ka shkuar me dhënë jetën për atdhe, nuk kërkon asgjë më tepër përpos që edhe sot të punoj për të mirën e vendit, jo të gllabëroj çdo gjë për vete. Si duket fati i PDK-së është I lidhur me fatin e banditëve, të cilët në luftë ishin spiunë, në paqe mafiozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat