Paturpësia greke

Opinione

Paturpësia greke

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Sherif Ramabaja

Njeriu se ndien veten mirë, kur një shkrimi të tij i vë një titull të tillë për fqinjët, po si do të reagoje ndryshe, kur ata ndaj nesh tregohen aq të pa përfillshëm për bëmat e tyre. Të shkruaj, më nxiti një shkrim në mediet gjermane, ku Greqia nga Gjermania me ngulm kërkon që t`i paguhen dëmet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkesë greke nuk është e re, po është intensifikuar vitet e fundit kur shteti grek përjetoi një recension të thellë ekonomik. Dikush do të pyeste si kanë fytyrë?

 Gjermania ishte ajo që në këto kohë të vështira për Greqinë derdhi miliarda. Po mos të ishte Gjermani dhe po të mos të insistonte ajo për një ndihmë të tillë askush s ishte i gatshëm të paguaj miliarda në një thes të pafund.

 Ironia bëhet edhe më e madhe kur Greqia në raport me shqiptarët as që duan të diskutojnë për Çamërinë. Politikanët shqiptar u thonë se ne nuk kërkojmë të na ktheni territorin e pushtuar. Nuk kërkojmë të na paguani dëmet që na i keni shkaktuar. Ne duam vetëm të na epni të drejtë të flasim për këtë çështje. Krejt ajo çka në fund politikanët shqiptar kërkojnë është, ti lejojnë ata persona që posedojnë dokumente t`u drejtohen gjykatave greke për të drejtën në pronësi.

 Shikuar realisht gjenocidi ndaj popullatës çame ka ndodhur  në të njëjtën kohë për të cilën grekët nga gjermanët  kërkojnë mbi 300 miliard euro dëmshpërblim. Është mirë të shikohet se sa grekë kanë vdekur nga nazistët gjerman, e sa popullatë çame nga mizoritë greke. Kjo nuk është histori e largët për të cilën nuk dihet. Qeveria shqiptare është mirë që të konsultohet ma palën gjermane për ta njoftuar për këtë problem. Ose të veproi që fati i një pjese të popullsisë çame të zbardhet e mos ta mbuloi harresa. Politikanët shqiptar me ballin hapur në takimet me palën greke duhet ta kërkojnë të drejtën dhe të insistojnë në zgjidhjen e problemit çamë. Ne nuk kemi dhe as që duhet ta ndiejmë veten inferior ndaj palës greke. Po të ishin ata si duhet, vetë do ta pranonin padrejtësinë dhe do të kërkonin falje për tragjedinë që ia kanë shkaktuar një populli të tërë dhe do të ofronin zgjidhje.

Presidenti turk, Erdogani, në vizitën e fundit që ia bëri Athinës i tha në sy presidentit grek se ne nuk pajtohemi me marrëveshjen e Gjenevës të vitit 1925. Fjala është për ishujt që shtrihen buzë Turqisë kurse i takojnë Greqisë.

Ne nuk e kemi mundësinë që këto probleme t`i zgjidhim me Greqinë, po ne duhet të insistojmë që ta sensibilizojmë SHBA që të na ndihmojë për këtë. Politikanët shqiptar mjerisht edhe kur është koha që të bëjnë diçka për Amerikën, dalin kundër saj, siç ishte votimi i fundit në OKB. Arsyetimi i tyre është se ne vepruam konform BE - së. BE - ja e din fort mirë se shqiptarët janë në anën e Amerikës. Aty nuk ka dilemë. Ata aspak nuk na e marrin për të keq veprimin tonë pro amerikan. Kjo dihet tashmë botërisht, sepse pa iniciativën amerikane s do të kishte pasur intervenim në Kosovë. Pa SHBA - në ndoshta s do të ekzistonte shtet shqiptar. Në Konferencën e Londrës të vitit 1913 Serbia në anën e saj kishte Rusinë dhe Francën. Anglia dhe Gjermania në votim ishin vetëpërmbajtur, kurse vetëm Austria dhe Italia angazhoheshin që mos të humbnim edhe më shumë territore.

Politikanët grekë duke përfshirë edhe presidentin e tyre haptas kërcënojnë shtetin shqiptar. Veproni ashtu si themi ne ose harrojeni integrimin në EU. Ne krenoheshim me Nolin që në vitin 1908 kishte themeluar Kishën Autoqefale Shqiptare, kurse pas diktaturës komuniste Greqia na e uli këmbëkryq priftin Janatuloss në Tiranë. Tash ia dhamë edhe shtetësinë shqiptare. Vijën detare po na e vizaton Greqia si po dëshiron vetë. Çështjen Çame s guxoni ta përmendni se ua kërkojmë edhe Verio Epirin. Populli thotë : hip se të vrava, zbrit se të vrava.

Greqia e Vjetër ishte njëherë para mija vjetësh. E çmojmë edhe ne si e gjithë Bota, po edhe ne ishim këtu po në të njëjtën kohë. Ne për pjesën më të madhe të botës jemi të harruar, po të vërtetën s mund ta mbash gjithmonë mbyllur. Harta ilire me vendbanimet e tyre ekziston në çdo bibël. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë, jo më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat