Viti i Ri, Ulqinin e gjen me shumë të rinj të papunë, pa perspektivë

Opinione

Viti i Ri, Ulqinin e gjen me shumë të rinj të papunë, pa perspektivë

Nga: Esat Mehmeti Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Esat Mehmeti

Punësimi është një nga problemet më të mëdha që po përcjellë shoqërinë tonë. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i papunësisë është i lartë. Të shtyrë nga papunësia, rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu  shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shëndërruar në treg konsumues dhe në një  g a n g r e n ë  për të rinjtë tanë.

Të rinjtë përballën me probleme të shumta !

Realiteti i sotëm na përballë me sfida të shumta. Na përballë në vorbullën e të cilave bëjmë pjesë secili prej nesh, por gjenerata më e prekshme është ajo e të rinjve .

E vërteta është, se jeta në rini është përplotë stuhi. Stuhi që sjellin herë dhimbje, herë  dhe kënaqësi. Në këtë moshë, fillon edhe koha e shqetësimeve. Fillon një etapë e re e zhvillimeve fizike, psiqike, sociale, emocionale, shpirtërore, intelektuale etj….Por, në anën tjetër, rinia ka edhe sfida të tjera me të cilat ajo përballët. Ajo  krijon pikëpamjen e vet ndaj jetës. Rinisë, sot, përveç të tjerave, i duhet të “ luftojë” edhe me paragjykimet e prindërve, për atë që ata bëjnë dhe problemi thelbësor është moskuptimi i gjërave që të rinjtë i përjetojnë.

Problem tjetër në vehte, është se, rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu  shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Kështu, mangësitë ekonomike, rritja e papunësisë dhe në anën tjetër, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet, andaj dhe të rinjtë tanë, sot ndodhën në udhëkryqe të jetës . Qeverisja e vendit, me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shëndërruar në treg konsumues dhe  në një  g a n g r e n ë  për  të rinjtë tanë .

Papunësia, nuk është një problem i ri, është problem strukturor !

Sipas të dhënave zyrtare, del se, në Ulqin, shkalla e papunësisë është  e lartë. Andaj, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe e papunësisë, të rinjtë tanë po largohen, po ikin. Emigrimi i të rinjve tanë po shënon një rritje të dukshme. Dukuria e emigrimit ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po  boshatisën. Shumica e të tjerëve, dita-ditës mendojnë  për t’ia mësyrë  vendeve Evropiane dhe më larg, vetëm e vetëm, për të siguruar një jetë më të mirë, por ka edhe  nga ata, se nuk kanë edhe nga t’ia mbajnë ! .

Po, pse po ikë gjithë kjo armatë e të rinjve dhe çka i detyron ata të marrin rrugën pa kthim, drejt vendeve  të largëta  ?

Përgjigja është shumë lehtë dhe mjafton të kthehemi në retrospektivë. Mundësitë, që Ulqini ofron për të rinjtë, janë tejet të vogla. Për vite me radhë, dora e shtetit, pothuaj nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare. Shumica e tyre mbijeton prej ndihmave dhe solidaritit të të afërmeve, të  mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës .

 Andaj, eksodi i të rinjve, i trurit të ri, i pjesës më vitale të një populli, është rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, është dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në intersin personal, duke i anashkaluar të rinjtë tanë.

Problem në vehte, është, se  një pjesë e madhe e  rinisë i duhet të luftojë shumë për  të marrë një vend pune. Shpesh, edhe përkundër dëshirës se tyre, preferojnë një parti, ose një lider të caktuar, duke marrë model, njerëz të gjymtuar e rrallëherë  edhe njerëz të suksesshëm !. Rinia, si e tillë, partinë e sheh si kyç-in e zgjidhjes së jetës së tyre .!

Të rinjtë pa perspektivë, por jo të pashpresë !

Politika në vehte, nuk duhet  t'i shmanget përgjegjësisë, dueht të ndërmarrin të gjitha përpjekjet, për të realizuar uljen e papunësisë tek të rinjtë tanë, në rritjen e zhvillimit ekonomik. Këtu, problemi më i madh cilivizues, del, ai i organizimit të brëndshëm politik, institucional, i institucioneve të pushtetit vendor dhe më gjerë, ai i solidaritetit të përgjithshëm, i veprimit konkret. Me gjendjen e krijuar të rendit politik e social, mund të kalohet vetëm me  veprime konkrete, të udhëhequara  dhe të organizuara  mirë. Por, kjo politikë që ka pushtuar vendin, është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale.

Këtu, përveç mungesë së një strategjie për zhvillimin ekonomik, për tejkalimin e kësaj krize, për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statisktikë zyrtare për numrin e saktë të të ikurve. Kjo, mesiguri  do të ketë pasoja të mëdha për vendin në të ardhmen. Është e çuditëshm dhe krejtë e pakuptueshme, pse Ulqin me këtë potencial, me këto resurse natyrore, nuk ka zhvillimin e duhur, por ruan gjithnjë tretmanin e qytetetve  më të pa zhvilluar ekonomikisht ? ! .

Por, derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë vend, ka filluar një fushatë zgjedhore, ku shumë nga  politikanët, sërish kanë filluar me avazin e vjetër, me gënjeshtra dhe mashtrime për një jetë më të mirë .

Sipas të dhënave që qarkullojnë, shumë të rinj duan ta braktisin vendin !

Numri i të ikurve është shumë i madh. Numra, këto të ngjajshëm me ato vende jo në zhvillim. Opsionet  janë të shumta. Disa ikin duke marrë një vizë pune, disa një pasaportë  të huaj, disa të tjerë duke u kurorëzuar me një person të panjohur më parë, e disa të tjerë  në rrugë  ilegale që çojnë në pakthim etj.

Padyshim, ka shumë arsye të vërteta, se edhe ne, si prind, apo si edukatorë, duhet të jemi të shqetësuar për rrugën e të rinjve tanë, për të ardhmën e tyre. Nuk jemi fare  të qetë, për faktin që në shoqërinë tonë, përditë e më shumë shtohet  numri  i të rinjve që jetojnë në një jetë të kotë, që kërkojnë jetë të lehtë, pa vështirësi, pa objektiva personale, me një fjalë, pa plane dhe qëllime jetike të përcaktuara, që nuk janë të orientuar dhe nuk dinë se çfarë do bëjnë me jetën e tyre  !?...

E gjithë kjo që i theksuam, janë vetëm disa nga problemet që të rinjtë, përserisin pothuaj çdo ditë. Por, është e dhimbshme, kur në çdo bisedë me të rinjtë dëgjon dëshirat dhe planet e tyre  për  të ikur në vendet evropiane dhe më larg.Është edhe më shqetësuese kur sheh se si planet e së ardhmes, thuajse janë shuar.

Duhet theksuar se, rinia është e ardhmëria jonë. E ardhmja e një shoqërie, e një kombi, e një shteti. Ato në duart e tyre  do të bartin përgjegjësistë dhe obligimet për të udhëhequar, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara  shoqërinë në përgjithësi. Andaj, duhet të jemi më të ndërgjegjësuar, si prind, politikanë, po dhe si shtet .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat