Instruksione të reja kundër shtetit të Kosovës

Opinione

Instruksione të reja kundër shtetit të Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:55
Milazim Maraj

 Rundi i ri i bisedimeve  Kosovë Serbi po përgatitet. Plani serb kundër çdo vendimi dhe veprimi të shtetit ë Kosovës po  realizohet.  Në Komunën e Shtërpcës nxënësve shqiptarë nuk iu paguhet rruga. Prindërit shqiptarë i kanë ndalur nxënësit  nga shkolla. Pra në këtë shekull nxënësit shqiptarë ndalen nga shkolla më pamundësi  që të udhëtojnë 5 km. Këta shqiptarë jetojnë nën presion për t’u shpërngulur nga tokat dhe shtëpitë e tyre.. Nuk ka reagim nga MASHT. As nga MPL.                                                 

Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Po përgatitet ratifikimi i Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë. Këto Komuna që sot pa këtë ligjshmëri pengojnë nxënësit shqiptarë të shkollohen çka do të bëjnë pas krijimit të asociacionit. Në këtë Komunë vazhdon e njëjta gjendje ndaj shqiptarëve si para  lufte.  
Përfaqësuesi i Listës serbe Goran Rakiq falënderon Rusinë  e Bashkuar përkatësisht  Putinin  për mbështetjen që i jep e Serbisë në mohimin e shtetësisë së Kosovës. Ky zotëri është faktor i rëndësishëm në qeverinë e Kosovës. Punon haptas dhe më kryeneçësi kundër shëtit të Kosovës.                      

Çka është kjo bashkëqeverisje më orientime dhe interesa krejtësisht të kundërta.                                             

Më këtë partner të koalicionit Kosova nuk zhvillohet në drejtimin e duhur.                                                          

Policia e Kosovës arrestojë  spiun rus dhe serb disa herë, por i liron gjyqi i Kosovës.                                              

Tani rasti i fundit janë liruar Momo Dashiq, Sveta Zhiviq, Zeqir Zyrapi, Dragan Stojanoviq,Tomisllav Rakiq, dhe Zoran Vasiq, të cilët vepronin në Komunat Pejë, Graçanicë,Novoberdë, Dragash dhe Viti. Spiunet nën petkun e kryqit të Kuq  po regjistronin popullsinë në Kosovë tani para zgjedhjeve lokale në Kosovë. Pra marrëveshja për ndërprerjen e punës së strukturave paralele në Kosovë nuk është respektuar nga Serbia. Ky rast duhet të dënohet në Kosovë dhe të ngritët çështja në Kryqin e kuq ndërkombëtarë për keqpërdorim të simbolit dhe statutit të kësaj organizate humanitare.

Kosova nuk po vepron si shtet serioz. Mos respektimi i ligjeve të Kosovës duhet të ndëshkohen.Kjo nuk po ndodh!. 

Gjyqtaret tonë të vjetër nuk po punojnë me ligj por sikur që kanë punuar më parë me telefona. Rastin e Ministrit serb Nenad  Rikallo organet kompetente duhet ta trajtojnë më prioritet dhe të largohet para shpërthimit të revoltës në Kosovë tani në prag të zgjedhjeve lokale. Këtu ka një diçka të çuditshme. Shqiptari në Pejë e vret  shqiptarin së pse drutë ia ka mbështet në një objekt.                            

Kurse  në Kurriz Lagja Dardania, shqiptarët i durojnë serbet që i kanë nxjerr nga banesat e tyre, i ka rrah, dhunua, plaçkitur. Ata jetojnë së bashku në një korridor  që dy dekada. Nuk i kanë denoncuar. Tek tani shpërthyen më revoltë që krimineli të mos behet ministër. A mjafton shkarkimi nga ministri për krimet që i ka bërë Rikallo? A është ky dënim i mjaftueshëm?. Kjo ngjarje është tregues që krimi në Kosovë nuk falet dhe nuk harrohet. Nëse nuk ndëshkohet tani do të shpërthej më vonë si ndëshkim individual më pasoja të rënda juridike dhe diplomatike. Shqiptaret do të dënohen si kriminel për shkak të hakmarrjes. Këto raste do të duhej të studiohen mirë, nga organet shtetërore për të mos pasur raste të  tilla me tutje sikur që ishte rasti i Oliver Ivanoviqit etj. Nuk duhet të pritet që këtë punë ta kryejnë as shqiptaret e dëmtuar. As  serbet e “penduar” për krime që kanë bërë. Nga se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Kjo gjeneratë ka nevojë për shërim të gjatë, nga ndjenja e të robëruarit. Denoncimi për shqiptaret ka qenë jo vetëm i kotë por i rrezikshëm dhe më veprim të kundërt.

Ka qenë nënçmues. Pastaj procedurat e denoncimit nuk janë fare të lehta. Paramendoni shpjegimin si ke qenë i dobët, i nënshtruar, i rrahur në prezencë të fëmijëve, gruas madje ka një rast kur në prezencë të grave në mes të rrugës policia e ka tredh një burrë. Nuk kam dëgjuar që ai është ankuar apo që dikush ka ngritur procedurë penale për këtë rast. Por për këto shteti duhet të formoj shërbime të veçanta, që do të mbledhin këto shënime. Këshillat për mbrojtje dhe lirive dhe drejtave të njeriut duhet të kenë shërbime që i përpunojnë lëndët dhe i denoncojnë në organe përkatëse të shtetit. A nuk është shkelje e normave dhe detyrave të punës shkuarja në Rusi pa lejen e eprorit?. Serbet në Kosovë dhe Serbi nuk kanë ndjenje të mëkatit apo turpit. Ata shohin ardhmërinë e vet në vdekjen tonë. Për këtë arsye koordinohen më Rusinë. Rusia ka qenë prezentë në Kosovë  që nga pas lufta. Por tani është përparuar më hyrjen në pushtet të listës serbe. Këta po marrin instruksione në Rusi për krime te reja. Për këtë punë janë shumë krenar dhe të lumtur. Është gabim i rëndë të nisin bisedime të brendshme për pajtim më Serbinë pa ndëshkim të krimineleve dhe shtetit kriminel si dhe pa  kërkim falje. Njohja e pavarësisë së Kosovës  nga Serbia nuk është kërkim falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat