Jo formimit te qeverisë së Kosovës në këmbim me asociacionin serb ne Veri?!

Opinione

Jo formimit te qeverisë së Kosovës në këmbim me asociacionin serb ne Veri?!

Nga: Binak Maxharraj Më: 9 shtator 2017 Në ora: 07:14
Ilustrim

1.KONSTITUIMI I KUVENDIT.

Të enjtën që shkoj,pikërishtë pas 91 ditësh ose pas 2.165 orësh që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 Qërshorit 2017 u bë Konstituimi i Kuvendit te Republikës së Kosoves.Konstituimi i Kuvendit te Kosovës ku u zgjodhë memzi Kadri Veseli ishte shumë i mundishem dhe i stërzgjatur
përtej mase,u bë ne stilin e nentokës,me shantazhe,më kërcnime të deputetëve për ti siguruar votat, sepse koalicioni i cili ishte i përbërë nga mbi 20 partish te ndryshme te medha e te vogla,bile edhe deri ne parti mahallash apo lagjash.Por,konstituimi i Kuvendit nuk u  bë edhe për shkak se Kadri Vesli nuk kishte perkrahjen e shumicës Shqiptare.Nuk e kishte përkrahjen edhe për shkak së Kadri Veseli është një figurë e panjohur për opinionin e gjere deri vonë,sepse ai më shumë vepronte pa u diktuar ne kuader te PDK,dhe  edhe pse nuk ishte as anëtarë i PDK asgje nuk vendosej ne këtë Parti pa e marr pelqimin e tij.Kështu,pra ai ishte më tepër nje figurë enigmatike.Pastaj,ai edhe ne Ligjeslaturën e kaluar nuk shkelqej,ishte nje drejtues i dobët i Seancave te Kuvendit,kështuqe kjo Ligjeslaturë ishte një nderë me te dobëtat dhe me pak resultate.Ai më më qejf i kishte ngatrresat ne Kuvend së sa te arrihej ndonjë rezultat ne punën e Kuvendit.

Edhe përkundrejtë të gjitha këtyre,por edhe përkundrejt faktit qe Partia e tij te cilën ai e drejton korri rezultate shumë të dobëta ne zgjedhjet e fundit duke e zvogluar numrin e deputeteve nga 34 ne 23.Kurse Koalicioni i tij i përbëre prej mbi 20 partishë memzi more 34 deputet.Pra,ne vend së Partia,pra PDK të kërkon nga ai përgjegjesi ajo  ngulte qe ai domosdo duhet te zgjidhet për Kryeparlametar.Dhe pas shume shantazheve,ndeskamcave,kërcnimeve me deputet,me ne fund e binden një njeri shumë te pasur,por labil ne mendje,ta  qe ta nxjerre nga Koalicioni tjeter LAA,qe t'i bashkohet atij.çka edhe ndodhi.Por anipse AKR e Behgjet Pacollit iu bashkangjitë PAN-it Kadri Veseli prap nuk do te zgjedhëj për Kryparlametra po te mos ishte LIsta Srpsa me 9 deputet dhe pakicat tjera.Lista Srpska ne momentin e fundit u zmbraps sepse kërkonte haraq më te madhë.Ajo tashme e kishte nuhatë Ministrinë e Bujqesisë e cila kishte bugjet disa milionshe dhe nuk donte ta votonte Kryeparlamentarin pa e marre edhe këtë ministri,çka edhe ja arrijti dhe e mori sepse shqiptaret u treguan të dobëtë.Merrne me mend qe kete Ministri ta udhehëq Lista Serpska kur ne Kosovë jane mbi 90% bujqë Shqiptarë.Pas te gjitha këtyre ndërskamcave Kuvendi i Kosovës memzi me vetem 62 vota arrijti ta votojë Kadri Veselin për Kryeparlamentar.Kështu edhe u kry vetem gjysma e punës.Gjysma tjeter ka te baje me formimin e Qeverise së Kosoves.

2.FORMIMI I QEVERISE

Dërisa Koalicioni i PAN-it në bashkëveprim dhe pelqimin e Listës Srpska arrijti ta zgjedhe Kryeparlamentarin,çështje ne vehte dhe bukur problematike është edhe zgjedhja e Qeverisë së Kosovës me ne krye Ramush Hrajdinaj.Derisa Lista Serpska e dha pëlqimin për Kryeparlamentar,ajo tashme ka deklaruar haptasi së nuk e ka dhanë pëlqimin edhe për formimin e Qeverisë pa u konsultu më Beogradin dhe së ne kete drejtim ka hala kushte dhe kërkesa të reja.

Sot e tanë ditën ishin të zëshme mediat serbe të Sërbise në te cilat hapatasi kërkohëj këmbimi ne stillin:nëse doni që ne ta votojmë Qeverin(lexo:në të cilën janë te përfshiër edhe ata),kërkojm si kompenzim Formimin e Asociacionit Sërb në veri te Kosovës sipas kërkesave te tyre,qe do te thote së ky Asociacon,sipas tyre,duhet të këtë fuqi ekzekutive.Kjo do të thotë së nëse arrihet kjo,do të formohej një mini shtet ne shtetin e Kosovës.Kjo.është e patolerueshme,e palejuëshme për shtetin e Kosoves,sepse në te ardhmën ky"mini shtet" do te kërkonte edhe te shkeputëj ashtu isç e deshiron edhe Beogradi.

Së a do te arrihet kjo,dhe a ka ndonje marëveshje për këtë,nuk dihet sepse asgjë nuk ka transparente lidhur me këtë.Këtë më se miri e tregon edhe fakti së ç'prej kane filluar bisedimet me Serbin para gjashtë viteve udhëhëqësit tanë asnjehere dhe asgje nuk kane ba transparente,bile as  në Kuvendit të Kosovës nuk kanë raportu asgjëlidhur me këte çeshtje.Edhe ne këte rast,së çka do te zihet rreth krijimit te Asociacionit si kusht për ta përkrah formimin e Qeverisë asgje nuk është ba transparente.Së formimi i këtij Asociacioni(mini shtet)ështe shumë i rrezikshem kohe më pare ua patë ba më dije udhehëqesve kosovar edhe ish-kryetari i Kroacisë Stipe Mesiç i cili patë thanë haptas qe te mos formohet nje Asociacon i tillë sipas dëshirës se Beogradit,sepse kjo është dhe paraqetë rrezik përmanent për arëdhmërine e Kosoves.

Nuk dihet së si kanë shku gjerat,dhe si do te shkojnë punet deri ne formimin e Qeverisë,se a do ta votojë Lista Srpska, apo jo ,sepse pa pelqimin e sajë nuk formohet Qdeveria.Por si do qe te jete ne asnje menyrë nuk duhet qe Qeveria e Ksovës te formohet ne këmbim me Asociacionin Serb ne veri,bile edhe më kushtë që të mos votohet hiq Qeveria,dhe keshtu qe shkohet ne zgjedhje te  reja parlamentare ,ku ndoshta do te ndryshonte edhe konfiguracioni në zgjedhje,ku Shqiptarëet nuk do te ishin te varur nga Lista Serpska,sepse më e rënd[sishme është tërësia e Kosovës se sa tekët e ndokojtë se a do te bahet Kryeministër apo jo,sepse mbi Kosovën nuk është dhe nuk duhet të jete askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat