Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve mbetet i pa ndryshueshëm; armiqësor!

Opinione

Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve mbetet i pa ndryshueshëm; armiqësor!

Nga: Milazim Maraj Më: 6 shtator 2017 Në ora: 08:55
Milazim Maraj

Ndërkohë që Serbia deklarohet e gatshme për dialog. Më të gjitha veprimet e sajë tregon së kjo gjeneratë në Serbi nuk i ka shpëtuar helmimit të gjatë që serbet e kanë pësuar nga dy burime të fuqishme kontaminuese e që janë: Kisha serbe dhe AASHS. Andaj kjo do të duhej të jetë e çartë për analistet, politikë bërsitë evropian dhe SHBA. Shovinizmi i tyre është kronik dhe e ka dëmtuar deri në fund ndërgjegjen e tyre. Tani kjo për pasoj ndikon fuqishëm në integrimin e tyre në Evropë dhe Botë. Kështu të dëmtuar dhe të pa shëruar mundë të qëndrojnë vetëm në dy pozicione. Mazoist të kënaqur në prehrin e Rusisë ose sadist që tërë botën e shohin si armiq. Ja një provë. Kryetari i grupit parlamentar për Kosovën ne parlamentin e Serbisë Millovan Drekun deklaron: Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të pa pranueshme për shtetin e Serbisë. ”Për ne është e pa pranueshme që shteti i vetëshpallur të behët anëtarë i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jep atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt. Jo për mes të Unmikut”. Ka thënë Drekun në RTS. “Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare do ta fuqizon prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare”. Nga ky deklarimi Dreku mund të kolaudohet:

Bisedat më Kosovën, Serbia i konsideron blerje kohe, për të pritur një pozicion më të mirë ndërkombëtar të Rusisë nga i cili do të nxirrte përfitimet e veta të pritura.

-Unmikun në Kosovë e sheh si filtër për kërkesat e  arsyeshme të shqiptarëve dhe favore për Serbinë.

-Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, i shkurton rrugën Kosovës që të ngritë aktakuzat e veta për krime lufte në Kosovë.

-Kosova faktorizohet dhe fuqizohet. Kur ky deklarim publik i këtij deputeti dëgjohet, vjen pyetja që shqiptaret duhet të i vejnë vetes, për çka duhet të bisedohet më Serbinë?

Serbia ka nevojë për shërim klinikë të tipit karantinë. Madje qëndrimi në karantinë duhet të jetë mjaftueshëm i gjatë. Vetëm pas shërimit mundë të filloj dialogu më Serbinë, atëherë kur arsyeja i mund emocionet në Serbi. Vetëm atëherë ka kuptim dhe arsye dialogu. Në këtë gjendje jo normale për civilizimin në Evropë dhe Botë që gjendet Serbia. bisedat dhe koncesionet më Serbinë janë stimulim i krimit serb dhe motivim i Serbisë për krime të reja. Në një deklaratë tjetër; Paviqeviq deklaron së shteti serb qëndron prapa Mitroviqit një kriminel serb që është arrestuar për krimet e bëra gjatë luftës në Komunën e Suharekës. Ky shembull po tregon së Serbia më Vuqiqin në krye nuk dallon nga Serbia me Millosheviqin në krye. Kjo do të thotë së prapa krimineleve dhe krimeve në Kosovën e pas luftës ishte Millosheviqi tani prapa kriminelëve aktor të kësaj drame tragjike për shqiptaret është shteti i udhëhequr nga Vuqiqi. Këta zyrtarë jo vetëm që nuk ndjehen të penduar për krimet që i kanë bërë në Kosovë dhe vendet tjera në ish Jugosllavi por mbrojnë më krenari këto krime. Njerëzit që ndjehen krenar me masakra, vrasje të fëmijëve dhe njerëzve të pa aftë, për dhunime seksuale të njëzetmijë femrave shqiptare, për trafikime të organeve të robërve të luftës nuk janë partner të denjë për dialog. Këta janë pacient të sëmur rëndë, dhe vetëm pas një konstatimi shkencor për gjendjen e tyre të përmirësuar do të duhej të lirohen në jetë normale por më një kontrolle të vazhdueshme për mundësin e keqësimit të serishëm dhe kthimit në gjendje të mëparshme. Në të kundërtën Serbia rrezikon përsëri Gadishullin Ilirik më luftëra të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat